Çfarë ndodhi me trajnerin fitues? Maresca largohet nga Chelsea
Enzo Maresca ka lënë rolin e tij si trajner i Chelsea-t, me klubin që aktualisht renditet në vendin e pestë në Premier League. Italiani 45-vjeçar largohet më pak se gjashtë muaj pas triumfit në Kupën e Botës për Klube gjatë sezonit të tij të parë në Stamford Bridge.
“Me objektivat kryesore që ende duhen arritur në katër gara, përfshirë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve, Enzo dhe klubi besojnë se një ndryshim i jep ekipit shansin më të mirë për ta rikthyer sezonin në rrugën e duhur”, tha Chelsea në një deklaratë zyrtare.
Blutë kanë fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit në ligë dhe kanë marrë vetëm gjashtë pikë nga gjashtë ndeshje në dhjetor, duke mbetur 15 pikë pas liderëve, Arsenalit.
Maresca, i cili kishte kontratë deri në vitin 2029, e kishte nisur me sukses aventurën e tij në Chelsea, duke fituar Ligën e Konferencës UEFA dhe Kupën e Botës për Klube dhe duke siguruar një vend në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, marrëdhënia me drejtuesit e klubit u përkeqësua pas disa mosmarrëveshjeve mbi përzgjedhjen e ekipit dhe nënshkrimin e lojtarëve, si dhe pas komenteve publike që habitsën stafin.
Pas ndeshjes së tij të fundit, një barazim 2-2 me Bournemouth më 30 dhjetor, ndihmëstrajneri Willy Caballero tha se Maresca ndihej keq për mungesën e tij gjatë deklaratave mediatike, pasi po mendonte për të ardhmen e tij.
Mbrojtësi spanjoll Marc Cucurella reagoi ndaj largimit të tij me një mesazh në Instagram: “Faleminderit për gjithçka, zotëri, dhe stafit tuaj. Për punën dhe besimin që nga dita e parë, dhe për kujtimet! Të urojmë gjithë të mirat në të ardhmen.”
Kronologjia e periudhës së Marescas te Chelsea:
3 qershor 2024: Emërohet trajner me një kontratë pesëvjeçare.
28 maj 2025: Fiton Ligën e Konferencës së Evropës.
13 korrik 2025: Fiton Kupën e Botës për Klube FIFA.
30 dhjetor 2025: Ndeshja e fundit si trajner, barazim 2-2 me Bournemouth.
1 janar 2026: Chelsea dhe Maresca ndajnë rrugët.
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij