Serbia nis sot prodhimin e vaksinës Sputnik V

4 Qershor 2021 | 07:49

Instituti i Virologjisë, Vaksinave dhe Sera “Torlak” nisin zyrtarisht këtë të premte në Beograd prodhimin e vaksinës ruse Sputnik V.

Lajmi u konfirmua edhe nga ministri i Teknologjisë, Popoviç, i cili kryeson edhe bashkëpunimin me delegacionin rus.

Ministri shkroi në Twitter se një ceremoni gala do të zhvillohet për të shënuar prodhimin e vaksinës dhe do të ndiqet nga zyrtarë të lartë nga Serbia dhe Rusia.

“Së bashku ne fitojmë!” shkroi ministri  në Twitter.

“Së pari, më lejoni të them se substanca për prodhimin e vaksinës sapo ka mbërritur në aeroportin Sheremetyevo dhe do të transportohet në Beograd këtë pasdite. Ajo transportohet në kontejnerë të veçantë në një temperaturë dy deri plus tetë gradë. Sigurisht, Serbia do të ndihmojë të gjithë në rajon si fillim, por edhe të tjerët në botë. Vaksina është destinuar kryesisht për qytetarët e Serbisë”, u shpreh Nenad Popoviç, ministër i Zhvillimeve Teknologjike.

Më 19 maj, Instituti Kombëtar i Kërkimeve Gamaleya i Rusisë konfirmoi cilësinë e vaksinës provë Sputnik V të prodhuar në Institutin Torlak të Beogradit.

Për më tepër, ai miratoi prodhimin e  vaksinës ruse në institutin serb.

Më 3 shkurt, Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiç zhvilluan një telefonatë për prodhimin e Sputnik V në Serbi.

Pas bisedimeve, Vuçiç tha se Serbia, me ndihmën e ekspertëve nga Rusia, do të ndërtonte pajisje për të prodhuar vaksinën në mënyrë të pavarur.

Deri më tani, vaksinat Pfizer, Sinopharm, AstraZeneca ose Sputnik V janë në dispozicion të qytetarëve serbë.

Ambasadori i Serbisë në Rusi, Miroslav Lazanski tha se rreth 85% e serbëve që kishin rezervuar takime vaksinash preferuan të vaksinohen me Sputnik V.

LEXONI GJITHASHTU:

‘Euronews Serbia’ nis transmetimin, kanali informativ i bashkohet rrjetit prestigjioz global

SHBA i dhuron Kosovës vaksina kundër COVID-19

BE do të japë 14.2 miliardë euro tek vendet që synojnë anëtarësimin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova dhe Metohia janë pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të...
19:30 | 25/07/2026

Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë u regjistrua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) pak pas mesnatës, me epiqendër në Pizzone, një komunë...
10:02 | 25/07/2026

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026