Shtuni: Arrestimi i Maduro, ja mesazhi i fortë strategjik i SHBA-ve
Eksperti i sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Adrian Shtuni, ka komentuar për Euronews Albania arrestimin e presidentit venezuelian Nicolas Maduro, pas një operacioni të Shteteve të Bashkuara në Venezuelë.
Ai e cilësoi ndërhyrjen si një sukses të padiskutueshëm dhe një mesazh të fortë strategjik, duke theksuar se veprimi është në përputhje me doktrinën e re të sigurisë së administratës Trump.
“Operacioni ishte një suskes i padiskutueshëm, shembullor. Për 4 orë e kapën, e sollën me shapka dhe bizhame, një person që supozohet se është mjaft mirë i mbrojtur dhe është në krye të një karteli të trafikimit të drogës në nivel ndërkombëtar.
Në aspektin strategjik, ky veprim ishte në përputhje me doktrinën që ka shpalosur Presidenti Trump në strategjinë kombëtare të sigurisë të 2025 që flet qartë për rimëkëmbjen e doktrinës Monroe për dominimin e hemisferës perëndimore nga SHBA-të, për të mos lejuar forca të huaja të ndërhyjnë në hemisferën perëndimore”, tha eksperti.
Shtuni theksoi se ky operacion sinjalizon gjithashtu një qasje më të ashpër të SHBA-ve ndaj veprimeve jo ligjore dhe ndikimeve të huaja në hemisferën perëndimore.
“Ky operacion ishte edhe një mesazh në mënyrë të tërthortë ndaj atyre që merren me transportin e drogës, larjen e parave dhe gjëra që kanë të bëjnë me armë, pra veprime jo ligjore, në mënyrë që të kenë kujdes, mos të flenë aq rehat natën se mund t’u ndodhë e njëjta gjë.
Administrata Trump është e gatshme të veprojë me një vendosmëri të lartë që se kemi parë kohët e fundit në këtë pikë. Jo vetëm të godasë nga larg siç e bëri me Iranin, por dhe të ndërhyjë drejtpërdrejtë në terren kur është e nevojshme.
Sa i përket të ardhmes ka shumë të panjohura, nuk i dihet çfarë do të ndodhë me Veneuzelën. Venezuela nuk është një shtet i vogël”, tha Adrian Shtuni.
Publikohen pamjet, lëvizjet e dyshuara të parave brenda filialit të Postës Shqiptare në Durrës (VIDEO)
Po kalonte rrugën, gruaja përplaset nga makina në Elbasan, transportohet drejt spitalit
Pensionet e ulëta lënë vlonjatët pa pushime
- 15:59 Sulm me thikë në një kishë katolike në Irlandë, plagoset rëndë një grua
- 15:41 Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën
- 15:23 Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet agjenda e takimit
- 15:20 Momente frike në SHBA, avioni prek pistën me bisht dhe shkakton shkëndija (VIDEO)
- 14:52 Publikohen pamjet, lëvizjet e dyshuara të parave brenda filialit të Postës Shqiptare në Durrës (VIDEO)
- 14:52 Zgjerohet shpërthimi i Ebolës në Kongo, OBSH: mbi 2 mijë raste dhe 1 mijë vdekje