Përmbytje në disa qytete! Pezullohet mësimi në të gjitha shkollat në Durrës
Reshje të dendura shiu me intensitet të lartë kanë përfshirë disa qytete në vend duke shkaktuar përmbytje të disa rrugëve. Disa akse rrugore në Durrës janë mbuluar nga uji dhe janë bërë tërësisht të pakalueshme, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
Përmbytjet në Durrës kanë sjellë që procesi mësimor të pezullohet në të gjitha shkollat. Në pamundësi të lëvizjes së prindërve, fëmijëve dhe nxënësve, mësimi është pezulluar edhe në disa çerdhe e kopshte.
Mësohet se deri më tani janë evakuuar 10 familje, me nga 3-4 anëtarë secila. Familjet e janë sistemuar pranë Kovalishencës.
Në kaskadën e Drinit si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Kryeministri Edi Rama theksoi se nuk është evidentuar asnjë problematikë ndërsa KESH është duke monitoruar dhe menaxhuar situatën.
Edhe qytetarët e Lezhës për shkak të reshjeve të rëna gjatë orëve të natës janë duke u përballur me përmbytje në disa zona. Duke u përballur me këtë situatë është pezulluar procesi mësimor në shkollat 9-vjeçare “Kosova” dhe “Gjergj Fishta”.
Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me problematikat e hasura në qarkullim në disa akse. Policia ka njoftuar disa rrugë për të devijuar lëvizjen për të shmangur qarkullimin.
Policia thekson se automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë.
Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën Tiranë-Elbasan-Rrogozhinë.
Moti i keq, bllokohet aksi Tepelenë-Gjirokastër
Moti i keq ka sjellë problematika të shumta në qarkullim këtë të martë në të gjithë vendin. Mësohet se mesditën e sotme është bllokuar aksi Tepelenë-Gjirokastër.
Reshjet e shiut kanë sjellë rrëshqitje të një masivi dheu dhe bimësie e cila ka bllokuar rrugën në të dy anët e saj. Bllokimi ka shkaktuar trafik ndërsa po punohet për hapjen e rrugës për qarkullim.
Pezullohet procesi mësimor në të gjitha shkollat në Durrës
Përmbytjet në Durrës kanë sjellë që procesi mësimor të pezullohet në të gjitha shkollat. Në pamundësi të lëvizjes së prindërve, fëmijëve dhe nxënësve, mësimi është pezulluar edhe në disa çerdhe e kopshte.
Mësohet se mësimi është pezulluar në kopshtet “Sotir Noka”, “Met Hasa”, “Neim Babameto”, “Durrësi i Ri”, “Fidanishtja”, çerdhja nr.1 dhe konvikti “Beqir Çela”.
Në kodrën e Currilave janë evidentuar rrëshqitje dheu, ndërsa disa akse rrugore janë bërë të pakalueshme për shkak të reshjeve të dendura.
Rrugët problematike janë: “Mujo Ulqinaku”, “Hysen Myshketa”, “Marta Buda”, “Jahja Ballhysa”, “Kristo Sotiri”, “Glaukia”, “Vaso Pasha”,“Jeta Re”, “Vllazërimi”, “Jezerca”, “Azem Hajdari”, “Mbreti Pirro” dhe rruga “Enkelejve”
Këto rrugë ndodhen në lagjet nr. 12, 13, 14, 17 dhe 18. Gjithashtu, ka bllokime të qarkullimit nga zona e Mauzoleumit të Dëshmorëve deri në zonën e Durrësit të Ri.
Përmbytjet në Durrës, evakuohen 10 familje! Rrezikon të shembet ura në fshatin Borç
Reshjet e shiut kanë sjellë probleme të shumta në qytetin e Durrësit ku zona të shumta janë përmbytur. Situatë problematike paraqitet në njësinë administrative Rrashbull si dhe në Manzë, ku ura e fshatit Borç rrezikon shembjen për shkak të prurjeve të mëdha të ujit.
Mësohet se deri më tani janë evakuuar 10 familje, me nga 3-4 anëtarë secila. Familjet e janë sistemuar pranë Kovalishencës.
Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e dendura pritet të vijojnë deri në orët e drekës. Për këtë arsye, u bëhet thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal.
Të gjitha ekipet e Bashkisë së Durrësit ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për menaxhimin e situatës.
Situatë kritike nga moti i keq, përmbytet burgu i Durrësit
Situatë kritike në Burgun e Durrësit, ku është regjistruar prezencë uji brenda ambienteve të institucionit. Sipas burimeve jozyrtare, tetë qeli janë përmbytur, ndërsa autoritetet kanë marrë masat për të ngjitur të burgosurit në katet e sipërme të objektit.
Reshjet e dendura të shiut, përmbyten disa toka bujqësore në Krujë
Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë problematika edhe në Krujë ku janë përmbytur disa toka bujqësore.
Tokat bujqësore janë mbuluar nga ujë ndërsa reshjet e shiut vijojnë të bien me intensitet të lartë duke rritur rrezikun që përmbytjet që shkojnë në shkallë edhe më të lartë.
Në Bubq mësohet se disa rrugë të fshatrave janë të përmbytur nga uji duke vështirësuar qarkullimin për banorët. Kalimi mund të kryhet vetëm me mjete të larta.
Moti i keq, dhjetëra makina të përmbytura në lagjen 16 dhe 17 në Durrës
Qyteti i Durrësit këtë të martë është zgjuar i përmbytur duke vështirësuar qarkullimin. Përveç rrugëve janë përmbytur edhe dhjetëra makina në lagjen 16 dhe 17 te qytetit.
Nga prezenca e madhe e ujit ka sjellë që të pezullohet mësimi në disa shkolla në qytet. Gjithashtu paraditen e sotme është evakuuar një familje nga zona e ish-Kënetës pasi banesa e tyre u përmbyt nga shirat e dendur.
Rriten prurjet në kaskadën e Drinit, Rama: Shkarkime të kontrolluara nga HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga kaskada e Drinit ndërsa ka bërë me dije se nga prurja e madhe kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës.
Ai theksoi se nuk është evidentuar asnjë problematikë ndërsa KESH është duke monitoruar dhe menaxhuar situatën.
“Në kaskadën e Drinit si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës, ku aktualisht po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, përveç prodhimit, shkarkime këto të monitoruara dhe të menaxhuara nga specialistët e hidrocentraleve.
Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë, ndërsa deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë”, shkruan Rama.
Reshjet e shiut përmbysin Lezhën, pezullohet mësimi në dy shkolla 9-vjeçare
Reshje të dendura shiut kanë “pushtuar” vendin ndërsa janë regjistruar probleme në disa qytete. Qytetarët e Lezhës për shkak të reshjeve të rëna gjatë orëve të natës janë duke u përballur me përmbytje në disa zona.
Prezenca e madhe e ujit ka bllokuar hyrjet e pallateve në qytet duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe të automjeteve. Duke u përballur me këtë situatë është pezulluar procesi mësimor në shkollat 9-vjeçare “Kosova” dhe “Gjergj Fishta”.
Moti i keq vështirëson qarkullimin, policia njofton rrugët për të devijuar trafikun
Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me situatën nga reshjet e shiut në vend ndërsa ka bërë apel për kujdes në rrugë. Reshjet e shiut kanë vështirësuar qarkullimin në disa akse ndërsa policia ka njoftuar disa rrugë për të devijuar lëvizjen për të shmangur qarkullimin.
Policia thekson se automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë.
Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën Tiranë-Elbasan-Rrogozhinë.
“Apel për kujdes në rrugë. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, është vështirësuar qarkullimi i mjeteve në disa zona të vendit.
Në rrugën interurbane që lidh Tiranën me Durrësin, në zonën pranë karburantit në hyrje të Durrësit, ka prezencë të lartë të ujit në të dyja anët e lëvizjes, gjë që e bën të pamundur qarkullimin normal të mjeteve.
Për të shmangur trafikun dhe aksidentet, Policia Rrugore njofton se do të devijohet lëvizja si më poshtë: Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga “Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë”.
Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën “Tiranë-Elbasan-Rrogozhinë”. Policia apelon për drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes, të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe të zbatojnë sinjalistikën rrugore.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme po marrin masa për lehtësimin e qarkullimit të mjeteve dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve”, njofton policia.
Reshje të dendura shiu në Durrës, përmbytje në disa akse rrugore! Evakuohet një familje
Reshje të dendura shiu me intensitet të lartë kanë përfshirë qytetin e Durrësit këtë të martë, duke shkaktuar përmbytje të disa rrugëve.
Disa akse rrugore janë mbuluar nga uji dhe janë bërë tërësisht të pakalueshme, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
Për shkak të kushteve të motit dhe vështirësive në lëvizje, shkollat në qytet janë mbyllur, ndërsa banorët përballen me probleme të shumta nga përmbytjet.
Gjithashtu mësohet se një familje nga zona e ish-Kënetës është evakuuar në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme në plazhin e Durrësit. Evakuimi ka ardhur pasi banesa e tyre është përmbytur.
Prefekti i qarkut Durrës, Emiljan Jani shprehet se dhe pse hidrovoret janë në funksionim të plotë situata mbetet e rënduar në shumë zona të Durrësit, ndërsa rekomandohet që të shmangen lëvizjet deri në qetësimin e situatës.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi