19 kandidatë për 2 vende në Gjykatën Kushtetuese, të gjithë në “veting”
19 kandidatë synojnë karriget e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Gjashtë prej tyre do të provojnë fatin njëherësh si propozime të Kuvendit dhe Presidentit.
Përveç vendimeve me rëndësi si për politikën dhe SPAK që priten nga Gjykata Kushtetuese, kjo e fundit do të përtërije veten edhe me dy anëtarë të saj.
Presidenti dhe kuvendi janë dy institucionet që do të çojnë në “Kushtetuese” të përzgjedhurit e tyre.
Në tryezën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi janë 19 emra, 10 të presidencës dhe 9 të kuvendit.
Të gjithë do t’i nënshtrohen “vettingut” profesional dhe moral para se të shpallen tre kandidatët me pikët më të larta.
Gjashtë nga garuesit për karrigen e “Kushtetueses” e kanë vendosur emrin në të dyja listat si të presidentit dhe të kuvendit.
Ata janë Naureda Llagami ish-drejtuese e KLGJ-ës, Genc Gjonçaj, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit, Jordan Daci, Profesor i të Drejtës Kushtetuese, Arta Vorpsi që çoi në përplasje Ilir Metën dhe Ardian Dvoranin në 2019-ën dhe ish komisionerë të “vettingut” Lulzim Hamitaj e Roland Ilia.
Në këtë gjashtëshe janë edhe pretenduesit kryesor për të vazhduar karrierën për 9 vite si gjyqtar i “Kushtetueses”
Ata do të pasojnë Sonila Bejtjan që mandatin ia ndërpreu vetë trupa gjyqësore e GJK-së dhe Elsa Toska që u vetëdorëhoq.
Në përtëritjen e gjyqtarëve të “kushtetueses” elementi pengesë nuk ekziston. Si presidenti dhe kuvendi janë të lirë të zgjedhin të preferuarin e tyre. Të parit ia njeh si të drejtë kushtetuta, ndërsa për të dytin Partia Socialiste zotëron forcën e kartonit.
Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara