Përshtatën banesat për kultivim të narkotikëve, një i arrestuar, 4 në kërkim! Ndalohen tre punonjës të OSHEE-së

7 Janar 2026 | 10:48

Këtë të mërkurë policia e Shkodrës ka zbuluar 2 banesa në fshatin Barbullush, të cilat ishin përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Në kuadër të operacionit të koduar “Neonët 5”, ka rënë në pranga një 31-vjeçar dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë. Sakaq, janë ndaluar edhe tre punonjës të OSHEE-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë nga ky operacion u sekuestruan në cilësinë e provës materiale  583 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 7 kg e 490 gr kanabis, 307 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 3 celularë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vau i Dejës/Zbulohen 2 ambiente (banesa) në fshatin Barbullush,  të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Finalizohet faza e pestë e operacionit policor të koduar “Neonët 5”. Shkon në 9 numri i ambienteve të zbuluara dhe të goditura në kuadër të këtij operacioni.

Vihet në pranga një 31-vjeçar dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë.

Ndalohen edhe 3 punonjës të OSHEE-së.

Sekuestrohen 583 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 7 kg e 490 gr kanabis, 307 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 3 celularë.

Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, dhe të mbështetura nga Forca Operacionale dhe “Shqiponjat”, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje.

Në këtë kuadër u organizua dhe u finalizua faza e pestë të operacionit policor të koduar “Neonët”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 31 vjeç, banues në Shkodër, dhe u shpallën në kërkim shtetasit Gj. G., 46 vjeç, L. G., 53 vjeç, E. G., 43 vjeç dhe M. G., 51 vjeç, të gjithë banues në fshatin Barbullush.

Në vijim të operacionit u ndaluan edhe shtetasit F. H., 31 vjeç, banues në fshatin Ashtë, A. Gj., 46 vjeç, banues në fshatin Barbullush, dhe Z. N., 27 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit, punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Nga kontrollet në dy ambiente (banesa), në fshatin Barbullush, të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 583 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 7 kg e 490 gr kanabis, 307 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 3 celularë.

Vijon puna intensive për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026