Balluku dhe Kumbaro monitorojnë situatën nga reshjet e shiut në Gjirokastër, pushteti vendor në terren

8 Janar 2026 | 18:06

Situata e shkaktuar nga reshjet e shiut në Qarkun e Gjirokastrës vijon të jetë problematike, ndërsa institucionet po monitorojnë nga afër zonat e prekura.

Në takimin e Shtabit të Emergjencave për Prefekturën e Gjirokastrës, që u zhvillua këtë të enjte, ishin të pranishme zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Arsimit dhe deputete e Qarkut, Mirela Kumbaro. Gjatë bashkëbisedimit me drejtues të institucioneve publike, pushtetit vendor dhe strukturave të Forcave të Armatosura, u konfirmua se situata është nën kontroll.

Në takim u theksua rëndësia e koordinimit ndërinstitucional për të adresuar sa më shpejt problematikat e krijuara për banorët.

“E gjithë situata është nën kontroll. Diskutuam disa pika kryesore që duhet të zbatohen menjëherë, përfshirë planin e evakuimit. Ky plan duhet të jetë i gatshëm për të gjitha bashkitë, duke përdorur njësitë hotelerie dhe konvikte për të lehtësuar akomodimin e banorëve, dhe duke bashkëpunuar me emergjencat civile për të siguruar hapësira të sigurta në rast nevoje,” – deklaroi Balluku.

“Falë kontrollit, menaxhimit dhe mobilizimit të sektorit publik dhe privat, si dhe të Forcave të Armatosura, situata është menaxhuar në mënyrë efektive. Jemi 24 orë në monitorim, duke u fokusuar jo vetëm në qytetin e Gjirokastrës, por edhe në zonat administrative. Për sektorin e arsimit, situata është nën kontroll, ndërhyjmë vetëm në disa shkolla në zonën e Këlcyrës-Përmetit dhe në Gjirokastër,” – tha Kumbaro.

Gjatë ditëve të fundit, reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme të ndryshme në Qarkun e Gjirokastrës, duke prekur banorët dhe infrastrukturën lokale. Institucionet vazhdojnë të jenë në gatishmëri për të parandaluar përkeqësimin e situatës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026