Përmbytjet në vend, Rama mbledh Komitetin e Emergjencave Civile
Kryeministri Edi Rama këtë të premte do të zhvillojë një mbledhje në Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile. Mbledhja do të nisë në orën 08:30 ku do të hartohet një paketë për dëmshpërblimin e të prekurve nga përmbytjet në vend.
Mësohet se të pranishëm në këtë mbledhje do te jetë Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Financave, Ministria e Energjisë, Infrastrukturës dhe ajo e Bujqësisë. Gjithashtu në mbledhje do të ketë edhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Situata sot është përmirësuar në Vjosë pasi pas mesnatës ka patur rënie të nivelit të ujit. Prurjet e ujit janë ulur në kuotën 8.4 metra, duke bërë që uji të tërhiqet gradualisht nga zonat e përmbytura.
Si pasojë e përmbytjeve, uji ka depërtuar në rreth 20 banesa në Bishan, kryesisht në ambientet e jashtme të tyre. Të enjten u njoftua një urdhër evakuiminë Novoselë, Fier dhe Sukth për shkak të situatës alarmante.
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid