SPAK dërgon për gjykim dy të pandehur për trafik ndërkombëtar kokaine
SPAK ka dërguar për gjykim Maksim Ndocin dhe Juljan Kollçakun, të akuzuar për trafikim të narkotikëve në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Kërkesa për gjykim është depozituar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë më 8 janar 2026. Dy të pandehurit akuzohen për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.
Procedimi penal ka nisur mbi bazën e një kërkese nga Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Firences, Drejtoria Distriktuale Antimafia, e cila po hetonte një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të kokainës, me veprimtari në Shqipëri, Itali, Amerikën Latine, Ekuador dhe Panama.
Hetimet italiane nisën pas një operacioni të Guardia di Finanza në Livorno, në mars të vitit 2021, ku u identifikuan shtetas shqiptarë të kapur në flagrancë gjatë nxjerrjes së një ngarkese kokaine të ardhur nga Amerika Latine.
Falë përgjimeve telefonike e ambientale, gjurmimeve GPS dhe veprimeve të tjera hetimore, autoritetet arritën të dokumentojnë ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal, i cili merrej me importin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës në tregun italian.
Sipas SPAK, grupi përbëhej nga shtetas shqiptarë dhe italianë, mes tyre: Albert Turja, Roland Turja, Alfred Veshti, Klodian Veshti, Maksim Ndoci, Luca Koci, Aurel Zhupa, si dhe shtetas të tjerë italianë e rumunë.
Gjatë hetimeve janë dokumentuar disa episode sekuestrimi, ku në total janë kapur qindra kilogramë kokainë, përfshirë:
mbi 140 kg në portin e Livornos,
mbi 400 kg në Frattamaggiore (Napoli),
mbi 150 kg në Ekuador,
si dhe disa sekuestrime të tjera në Itali përgjatë viteve 2021–2022.
Sipas SPAK, Maksim Ndoci dyshohet se ka pasur rol të rëndësishëm në rikuperimin dhe trafikimin e mbi 260 kg kokainë;
Juljan Kollçaku akuzohet për përfshirje në trafikimin e mbi 500 kg kokainë bruto, si dhe në importin e sasive të tjera të narkotikëve.
Hetimi ndaj tyre në Shqipëri po kryhet në kuadër të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar me autoritetet italiane.
LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)