Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për 2024, vlerësimi më i lartë letrar për “Epope intime”

9 Janar 2026 | 17:26

Në kuadër të vlerësimit të krijimtarisë shqiptare, Çmimi i Madh i Letërsisë për vitin 2024 iu dha Enit Karafili për romanin “Epope intime”, një vepër me forcë të rrallë artistike, e cila ndërton një vizion të pasur letrar mbi përkatësinë identitare

Me një juri e kryesuar Besnik Mustafaj, dhe me anëtarët Dhurata Shehri, Elsa Skënderi Rakipllari, Maklena Nika dhe Fatmira Nikolli shpallën fituesit. Çmimi i madh i përkthimit iu dha Romeo Çollaku për përkthimin e veprës “Retorika” të Aristotelit.

Ndërkohë, Anila Mullahi u vlerësua me çmimin e madh të studimeve për realizimin e studimit të parë gjenetik mbi romanet e Dritëro Agollit, fryt i hulumtimeve të thelluara dhe sistematike mbi dorëshkrimet, letërkëmbimet dhe ditarët e autorit.

Ceremonia e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë bëri bashkë studiues, përkthyes, shkrimtarë dhe personalitete të letrave shqipe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026