Stamponin veshje të kontrabanduara në një magazinë në Kamëz, pranga shtetasit turk, një tjetër në kërkim

10 Janar 2026 | 11:26

Policia e Tiranës ka zbuluar këtë të shtunë në Kamëz një magazinë ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false.

Në kuadër të operacionit të koduar “Brands 2”, ka rënë në pranga një shtetas turk O. S., 46 vjeç dhe u shpall në kërkim një tjetër shetas turk me iniciale M. K., 50 vjeç.

Sipas raportimeve nga policia, u konstatuan se në magazinë kishte mallra që dyshohet se kishin shmangur detyrimin doganor, si dhe makineri për falsifikimin dhe stampimin e logove që vendoseshin në veshje dhe këpucë të ndryshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “Brands 2”.

Zbulohet në Kamëz, 1 magazinë ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false.

Arrestohet 1 shtetas turk, shpallet në kërkim 1 tjetër shtetas turk si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 punonjëse.

Sekuestrohen sasi të mëdha veshjesh/këpucësh, makineri lazeri, printimi ose stampimi, stampa/logo të markave të njohura ndërkombëtare, 1 celular, si dhe sende/dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Si rezultat i administrimit të informacionit të siguruar se në Kamëz, magazinoheshin veshje të kontrabanduara, të cilave iu viheshin logo false të markave të njohura ndërkombëtare, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, me mbështetjen e Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”,  organizoi dhe finalizoi operacionin “Brands 2”.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi turk  O. S., 46 vjeç, u shpall në kërkim shtetasi turk M. K., 50 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetaset L. M, Sh. M dhe Sh. B,  punonjëse në këtë magazinë.

Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë konstatuan se në magazinë kishte mallra që dyshohet se kishin shmangur detyrimin doganor, si dhe makineri për falsifikimin dhe stampimin e logove që vendoseshin në veshje dhe këpucë të ndryshme.

Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 50-vjeçarit të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Punësimi i paligjshëm”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)

Protestuesit prej më shumë se dy orësh po vijojnë protestën e tyre paqësore para Kryeministrisë kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit prej ditësh kanë treguar anën...
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026