Përmbytjet në Novoselë, grupet e emergjencave nisin verifikimin e dëmeve

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
11 Janar 2026 | 12:15

Grupet e Emergjencave Civile kanë filluar prej orëve të para të ditës së sotme punën në terren në Njësinë Administrative Novoselë, për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit.

Ekipet po kryejnë vlerësimin e situatës dhe janë të angazhuara për të nisur procedurat e kompensimeve për familjet dhe banorët e prekur.

Autoritetet lokale bëjnë thirrje për bashkëpunim nga banorët, në mënyrë që procesi të realizohet sa më shpejt dhe efikas.

Novosela ishte një ndër zonat më të prekura në qarkun e Vlorës nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026