Atentati me 2 të vrarë në Rinas, Prokuroria do të marrë në pyetje Emiljano Shullazin

11 Janar 2026 | 12:23

Prokuroria e Tiranës pritet të marrë në pyetje Emiljano Shullazin për atentatin në Rinas ku humbën jetën Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri.

Ai do të pyetet mbi dyshimet që ka për personat të cilët organizuan atentatin e 11 nëntorit.

Dani dhe Sheqeri u ekzekutuan vetëm pak minuta pasi kishin mbërritur në tokën shqiptare, sapo ishin kthyer nga Spanja.

Në rrethrrotullimin e Rinasit, një automjet tjetër iu zuri pritë, tre persona dolën prej tij dhe qëlluan me breshëri plumbash.

Mustafa Sheqeri i njohur edhe me emrin Muçi Shaljani ishte drejtues i mjetit, fillimisht mbeti i plagosur, ndërsa 4 ditë më vonë humbi jetën në spitalin e Traumës.

Gilmando Dani ishte pasagjer, si pasojë e të shtënave humbi jetën në vend.

Autorët dyshohet se u larguar në drejtim të Fushë Krujës ku vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur prej tyre u gjet e djegur në fshatin Halil.

Gilmando Dani njihej si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

Ai u dënua me 12 vite burg për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa u lirua nga qelia në tetor të vitit 2024.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026