Radhë në kufirin me Greqinë, shkak vonesat nga sistemi i ri i kontrollit nga pala greke

11 Janar 2026 | 15:42

Autoritetet greke kanë vënë në zbatim një sistem të ri kontrolli për hyrje-daljet drejt vendeve të Bashkimit Europian. Ky sistem i ri kryen fotografimin e fytyrës dhe marrjen e shenjave të gishtërinjve për çdo udhëtar që kalon kufirin.

Si pasojë e procedurave të reja, gjatë orëve të fundit janë krijuar radhë të në pikën kufitare të Kristapoligjisë, ku qytetarët që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Greqisë detyrohen të presin mbi dy orë për të kaluar kufirin.

Burime nga kufiri bëjnë me dije se procesi i verifikimit kërkon më shumë kohë për çdo udhëtar, çka ka sjellë ngadalësim të ndjeshëm të qarkullimit, veçanërisht në oraret me fluks të lartë.

Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve të planifikojnë lëvizjet me kujdes dhe të tregojnë durim, ndërsa pritet që situata të normalizohet pas përshtatjes me procedurat e reja të kontrollit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026