Tensione në Këshillin Bashkiak të Maliqit, fermerët kërkojnë dëmshpërblim për tokat e përmbytura
Mbledhja e zhvilluar këtë të hënë në Këshillin Bashkiak të Maliqit, e kërkuar nga këshilltarët opozitarë, është shoqëruar me tensione dhe debate të forta. Fermerët e zonës u shprehën të pakënaqur dhe kërkuan dëmshpërblim për tokat e tyre të përmbytura.
Një fermer i Maliqit, i cili ka kredi dhe toka të përmbytura, u shpreh me zemërim: “Ju në zyra, e unë në tokë”. Ai kërkoi që fermerët të marrin dëmshpërblimet që u janë premtuar, duke ripërsëritur fjalinë e këshilltarit opozitar: “Këshilltari opozitar në Maliq i bëri thirrje Ramës me fjalinë e tij në 2011 në Maliq – përsërite përsëri fjalinë dhe fermerët të marrin dëmshpërblimet”.
Kryetari i Këshillit Bashkiak të Maliqit u shpreh: “Unë aq sa ka dhënë TV di, kryeministri tha se do japë dëmshpërblime”. Megjithatë, fermerët mbeten të zhgënjyer nga përgjigjet dhe veprimet e këshilltarëve. Një prej tyre deklaroi: “Unë jam socialist 24 karatsh, me familjen time vritesh”, duke theksuar pakënaqësinë e tij me menaxhimin e situatës.
Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
- 10:07 Putin mesazh Trumpit për 4 Korrikun: Rusia dhe SHBA kanë përgjegjësi të veçantë si fuqi bërthamore për sigurinë globale
- 10:06 Të gatshme të dërgojnë ushtritë e tyre në Ngushticën e Hormuzit, Irani paralajmëron Britaninë dhe Francën
- 09:51 Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara
- 09:46 Vdekja e Alexei Navalny, BE-ja sanksionon 6 shkencëtarë dhe studiues të dyshuar për përfshirje në helmimin e tij
- 09:30 Ndërhyhet nga ajri me helikopter për shuarjen e zjarrit në malin e Shëngjinit, ulet intensiteti i flakëve
- 09:29 Aksident i rëndë në Obiliq, motori përplaset me këmbësorin. Humbin jetën dy persona