Rama: Ilir Meta nuk ka më asgjë prej presidenti, sot çeli një fushatë brenda opozitës. PD, servis figurantësh
Në mbyllje të Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama bëri edhe një koment për protestën e organizuar nga presidenti Ilir Meta. Z. Rama risolli në vëmendje raportin e ndërmjetëm të Komisionit Evropian që rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë.
“Sot në Bruksel del një raport që minimalisht duhet ta gëzonte një president të republikës. Por që ta hidhëronte në pikën që të rishpërthejë para të gjithëve është diçka të për të qarë. Unë qesh se për mua ëshytë e pritshme”, tha kryeministri, ndërsa rikujtoi se të njëjtin reagim presidenti pati edhe pas suksesit të Shqipërisë në konferencën e donatorëve për tërmetin.
I pyetur lidhur me deklaratën e presidentit se do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit, z, Rama ritheksoi edhe një herë se parlamenti nuk do të njohë asnjë lloj dekreti të tillë, ndërsa nënvijëzoi se keqardhje e tij më e madhe për protestën e sotme ishte fakti se PD ishte kthyer në figurante të presidentit.
“E kam thënë edhe më parë; presidenti i republikës nuk mund të firmosë dekrete të tilla. Ndërsa Iliri, që nuk ka asgjë prej presidenti më dhe sot ka çelur një fushatë brenda opozitës, mund të firmosë edhe një dekret për t’i shpallur luftë Amerikës, por parlamenti nuk do ta njohë.
Shqipëria reale ka bërë progres dhe lajmi i keq është sot se PD u kthye në një servis figurantësh nga presidenti”, tha kreu i qeverisë.
Lexoni gjithashtu
Presidenti Meta akuzon “puçistët” dhe “organizatat mafioze ndërkombëtare”
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:26 Komisioni Europian miraton planin e rimëkëmbjes së Hungarisë, hapet rruga për fondet e BE-së
- 22:17 A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
- 22:11 Irani përfshin Gazën në axhendën e paqes, zyrtarë: Teherani po punon për paqe në të gjitha frontet rajonale
- 22:10 Kikia rreshton arritjen e protestës: Ja çfarë ka arritur, ne nuk e parashikojmë dot
- 22:07 Trump: Kuba dëshiron dialog me SHBA-në, Rubio është i angazhuar drejtpërdrejt në këtë proces
- 22:00 Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…