Kalaja e Gjirokastrës, monumenti më i vizituar në vend për vitin 2025, me mbi 308 mijë vizitorë
Kalaja e Gjirokastrës është shpallur monumenti më i vizituar në Shqipëri për vitin 2025. Kështjella e gurtë ka mirëpritur gjithsej 308 mijë vizitorë, duke kryesuar listën e monumenteve kulturore më të frekuara në vend.
Pas saj renditet Parku Kombëtar i Butrintit me 295,152 vizitorë, ndërsa në vijim vjen Muzeu “Gjergj Kastrioti” në Krujë dhe monumente të tjera me rëndësi historike.
Krahasuar me vitin 2023, kur Kalaja e Gjirokastrës ishte shpallur gjithashtu monumenti më i vizituar, numri i vizitorëve është rritur me 52%, një tregues i qartë i interesit në rritje për trashëgiminë kulturore dhe historike të qytetit.
E lidhur ngushtë me historinë e Gjirokastrës, Kalaja përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336. Megjithatë, historianë të ndryshëm mendojnë se ekzistenca e saj është edhe më e hershme. Kulmin e zhvillimit historik Kalaja e arriti gjatë periudhës së Pashallëkut të Janinës, kur Ali Pashë Tepelena ndërmori një sërë ndërtimesh dhe ndërhyrjesh, duke i dhënë asaj fizionominë arkitektonike që ruan edhe sot.
Sot, Kalaja e Gjirokastrës është jo vetëm një monument historik, por edhe një skenë e rëndësishme kulturore, ku zhvillohen festivale folklorike, duke u kthyer në një nga simbolet më përfaqësuese të qytetit dhe të trashëgimisë shqiptare.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin