U akuzua se braktisi tre fëmijët, flet nëna 33-vjeçare nga Durrësi: Nuk kam abuzuar me ta

12 Janar 2026 | 16:50

Një ditë pasi u akuzua se kishte lënë fëmijët vetëm në shtëpi, pa i çuar në shkollë dhe pa ushqim, ka folur 33-vjeçarja, nëna e tyre.

Në versionin e saj, ajo sqaron se gjendja e shtëpisë ishte pasojë e mungesës së ujit prej më shumë se një jave, pasi pallati ku banon kishte mbetur pa furnizim. Ajo deklaron se detyrohej t’i linte fëmijët vetëm në shtëpi për shkak se duhej të punonte për t’i mbajtur, por thekson se nuk do t’i braktiste kurrë ata.

“Është vënë dorë nga të tjerë për të më hedhur poshtë për gjendjen e shtëpisë. Nuk kam kontakte me familjen e burrit. Burri, që nga momenti që ka dalë nga burgu, muajt e fundit më ka dërguar lekë, por me 180 mijë lekë çfarë mund të bëj nëse rri në shtëpi 24 orë? Fëmijët nuk kanë shkuar në shkollë sepse kanë qenë të sëmurë; kam dorëzuar raport mjekësor në shkollë. Ata kanë qenë dy javë pushim. Ditën e martë ndodhi përmbytja, rruga jonë u bllokua dhe që nga ai moment pallati im ka mbetur pa ujë dhe pa drita. Nuk kam abuzuar me fëmijët. Po të doja t’i lija vetëm, do ta kisha bërë më parë, jo sot.”-shprehet 33-vjeçarja

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë (VIDEO)

Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026