Ambasada e SHBA uron kryetaren e re të GJK: Fokus në sundimin e ligjit dhe në luftën kundra narkotrafikut

12 Janar 2026 | 16:59

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas emërimit të kryetares së re të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji.

Në një deklaratë zyrtare, e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, ka përgëzuar Papajorgjin dhe ka theksuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për institucionet e sundimit të ligjit në Shqipëri.

“Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, dhe diskutoi se si mbështetja afatgjatë e Shteteve të Bashkuara për institucionet e sundimit të ligjit në Shqipëri avancon prioritetet e Presidentit Trump: çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane”, thuhet në reagim.

Ambasada amerikane nënvizon gjithashtu rolin kyç të Gjykatës Kushtetuese në garantimin e drejtësisë dhe funksionimin e shtetit ligjor.

“Gjykata Kushtetuese luan një rol të rëndësishëm në garantimin e drejtësisë për qytetarët e Shqipërisë, në vënien para përgjegjësisë të atyre që shkelin ligjin dhe në ruajtjen e një sistemi ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm, në mënyrë që bizneset amerikane të mund të lulëzojnë”, thekson më tej deklarata.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfundon me tensione liturgjia e Vidovdanit, shoqërohen disa persona. Gazetari jep detaje nga vendngjarja

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha ka zbuluar detaje lidhur me arrestimet pas liturgjisë së Vidovdanit. Ai theksoi se janë shoqëruar 10 persona nga Policia...
15:11 | 28/06/2026

Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona

Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni në qytetin Tomblaine, në verilindje të Francës. Sipas prefekturës lokale, avioni i përkiste...
14:45 | 28/06/2026

“The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ashpër pas episodit të fundit të podkastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë se...
13:59 | 28/06/2026