Trump do të takohet të enjten me udhëheqësen e opozitës venezueliane, Machado

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
12 Janar 2026 | 19:28

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të takohet të enjten me udhëheqësen e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado. Kështu ka konfirmuar një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Takimi vjen disa ditë pas deklaratave të Machado për të ndarë Çmimin Nobel për Paqen me Trump si shenjë mirënjohjeje nga populli venezuelian për arrestimin e presidentit të vendit, Nicolas Maduro.

Instituti Norvegjez i Nobelit u përgjigj se Çmimi Nobel për Paqen nuk mund të transferohet, ndahet ose revokohet, duke cituar statutet e Fondacionit Nobel, të cilat nuk parashikojnë mundësinë e apelimit.

Trump tha se do të ishte i nderuar ta pranonte çmimin nëse Machado do t’ia ofronte atë gjatë takimit të tyre në Uashington javën e ardhshme.

Machado, një ish-anëtare e Asamblesë Kombëtare u ndalua të kandidonte në zgjedhjet presidenciale të Venezuelës në vitin 2024 nga autoritetet pranë Maduros.

Ai mbështeti një kandidat zëvendësues, i cili u pa gjerësisht si fitues i zgjedhjeve, megjithëse Maduro shpalli fitoren, me vëzhgues të pavarur që identifikuan parregullsi në rezultatet zyrtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmi ndaj helikopterit amerikan në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani qëndron pas kësaj, SHBA duhet t’i përgjigjet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ushtria amerikane e informoi se Irani rrëzoi një helikopter Apache të ushtrisë që u rrëzua në brigjet e...
19:05 | 09/06/2026

Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar, identifikohet autori

Policia e Tiranës ka zbardhur një pjesë të rëndësishme të rrethanave të zhdukjes së Eglant Koçit, 34 vjeç, i denoncuar si i humbur nga familjarët...
13:26 | 09/06/2026

Vrasja në Kamëz, policia jep detaje: Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta. Nuk ka të lënduar të tjerë

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e regjistruar këtë të hënë në Kamëz ku mbeti viktimë 27-vjeçari Ardian Baloshi....
13:15 | 08/06/2026