Shqipëria regjistron dy raste të reja dhe asnjë viktimë me COVID-19

5 Qershor 2021 | 16:34

Në Shqipëri gjatë orëve të fundit nuk raportohet asnjë humbje jete, ndërsa janë evidentuar dy raste pozitive me COVID-19.

Shifrat bëhen të ditura nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, e cila thekson se janë kryer 3593 teste të dyshuara.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 80
Shkodër 60
Korçë 41
Berat 35
Lezhë 25
Elbasan 18
Gjirokastër 11
Vlorë 11
Durrës 4
Kukës 4
Fier 4
Dibër 3.

Treguesit epidemiologjikë tregojnë se situata tashmë ka hyrë në një fazë të qëndrueshme. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 28 pacientë, nga të cilët pesë janë në terapi intensive.

Po ashtu listës totale të shëruarve i janë shtuar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre në 129,627 që nga fillimi i epidemisë.

Shqipëria në total raporton për 2,451 humbje jete si pasojë e COVID-19, kurse numri i rasteve aktive ka ardhur duke u ulur.

Qarku më i prekur nga pasojat e coronavirus mbetet Tirana, e cila raporton numrin më të lartë të viktimave, por edhe rasteve pozitive në krahasim me qarqet e tjera.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot heqjen e kufizimeve për të gjitha ata persona, të cilët do zgjedhin të vizitojë Shqipërinë gjatë këtij sezoni, që përkon edhe me sezonin turistik.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026