Bayern Munich shkatërron 8-1 Wolfsburgun, kryeson bindshëm Bundesligën
Bayern Munich ka regjistruar fitoren më të thellë sezonale në kampionatin gjerman, duke mposhtur Wolfsburgun me rezultatin 8-1. Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany kryeson Bundesligën me 44 pikë, 11 më shumë se ndjekësi më i afërt.
Bavarezët po ecin me hapa të sigurt drejt titullit kampion, duke thelluar nga java në javë diferencën me rivalët. Pas 16 javësh kampionat, Bayern nuk ka pësuar asnjë humbje, me një bilanc prej 14 fitoresh dhe 2 barazimesh.
Ndeshja ndaj Wolfsburgut u dominua plotësisht nga kampionët në fuqi, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 5-të pas autogolit të Fischer. Pejcinovic barazoi përkohësisht për miqtë, por Luis Diaz riktheu epërsinë për Bayernin duke mbyllur pjesën e parë në shifrat 2-1.
Në fraksionin e dytë, vendasit rritën ndjeshëm ritmin, duke shënuar edhe gjashtë gola të tjerë. Olise realizoi golin e tretë, ndërsa një tjetër autogol nga Wolfsburgu e thelloi rezultatin. Më pas, Guerreiro, Kane, Olise dhe Goretzka kompletuan fitoren e thellë 8-1.
Me 63 gola të shënuar dhe vetëm 12 të pësuar, Bayern Munich ka aktualisht sulmin dhe mbrojtjen më të mirë të Bundesligës. Bavarezët kryesojnë gjithashtu edhe renditjen e golashënuesve, ku tre vendet e para mbahen nga Harry Kane, Michael Olise dhe Luis Diaz.
Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
- 10:24 Klopp konfirmon bisedimet me Gjermaninë
- 10:24 Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë
- 10:07 Putin mesazh Trumpit për 4 Korrikun: Rusia dhe SHBA kanë përgjegjësi të veçantë si fuqi bërthamore për sigurinë globale
- 10:06 Të gatshme të dërgojnë ushtritë e tyre në Ngushticën e Hormuzit, Irani paralajmëron Britaninë dhe Francën
- 09:51 Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara
- 09:46 Vdekja e Alexei Navalny, BE-ja sanksionon 6 shkencëtarë dhe studiues të dyshuar për përfshirje në helmimin e tij