Audi e priste pranë spitalit, detajet nga arratisja e të paraburgosurit Altin Ndoci

13 Janar 2026 | 14:27

Kanë dalë detaje të reja nga arratisja e të paraburgosurit Altin Ndoci nga Spitali Infektiv i Durrësit, ku ishte dërguar për të kryer disa ekzaminime.

Sipas burimeve policore, duket se ka qenë një skenar i parapërgatitur për arratisje, pasi në parkingun e ndodhur pas spitalit, atë e kanë pritur dy persona me një makinë Audi me targa AA700RS.

Ndoci është futur menjëherë në këtë automjet nga dera e pasme dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me dy personat që po e prisnin me Audi.

Altin Ndoci qëndronte në paraburgimin e burgut të Durrësit i arrestuar me urdhër të SPAK ndërsa konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Njoftimi i Burgjeve

“I paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektiv, i cili ka dhe repartin e sigurisë për të dënuarit. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Altin Ndoci u arrestua në maj të vitit 2020, i akuzuar nga policia si pjesëmarrës në vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj, si dhe të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë në Durrës.

Më 2 prill 2024, Gjykata e Posaçme ka pushuar të gjitha akuzat ndaj Altin Ndocit, përfshirë dyshimet për përfshirje në vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës, si dhe për pjesëmarrje në vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, po në Durrës duke e shpallur atë të pafajshëm.

Dëshmitë e të arrestuarit Klevis Alla e përfshinin Altin Ndocin në këto katër vrasje, por Gjykata e Posaçme nuk u bind nga këto dëshmi, çka bëri që Altin Ndoci të shpallej i pafajshëm. Nga ana tjetër, për vrasjen e dy vëllezërve Haxhiaj, Gjykata e Posaçme dënoi Klevis Allën me 25 vite burg.

Megjithëse Altin Ndoci fitoi pafajësinë në vitin 2024, ai nuk mundi të dilte nga burgu, pasi SPAK ka ngritur akuza të tjera kundër tij, bazuar në dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit, i cili e përmend atë si të përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026