Goditi dy policët që e prisnin te dera e dhomës së spitalit, momentet e arratisjes së Altin Ndocit

13 Janar 2026 | 14:57

Gazetarja e Euronews në Durrës, Lorida Mani, ka treguar me detaje mënyrën sesi u arratis nga spitali i Durrësit i paraburgosuri Altin Ndoci.

Ajo tha se dyshohet se mëngjesin e kësaj të marte, i paraburgosuri Altin Ndoci është arratisur gjatë një vizite mjekësore në spitalin e Durrësit. Ai ishte shoqëruar nga dy efektivë të policisë së burgut, por gjatë kryerjes së analizave ka përfituar nga momenti dhe ka goditur efektivët që prisnin jashtë derës, duke shpëtuar nga mbikëqyrja e tyre.

Pas daljes nga spitali, Ndoci është drejtuar pranë një parkimi ku e priste një makinë Audi me targa AA700RS, e cila e ka larguar nga vendi i ngjarjes.

“Dyshohet se mëngjesin e sotëm, Altin Ndoci është paraqitur për kontrolle mjekësore, pasi i përkasin kontrolleve të brendshme. Ai është shoqëruar nga dy efektivë të policisë së burgut. Në momentin që po kryente analizat intime, Altin Ndoci ka përfituar nga rasti dhe është arratisur, duke goditur të dy efektivët që po prisnin jashtë derës së kontrolleve. Pasi ka dalë nga spitali, ai ka ikur drejt parkimit të spitalit, që nuk ka qenë larg nga dera. Sipas burimeve, ka qenë një arratisje e mirëplanifikuar, pasi jashtë parkimit e ka pritur një Audi me targa AA700RS, i cili, sipas kamerave të sigurisë, ka hipur në derën e pasme të makinës. Makina është nisur më pas në rrugë që kanë pak akses nga kamerat. Burimet jozyrtare bëjnë me dije se ai mund të jetë drejtuar drejt rrugës së Fllakës, e cila ka gjithashtu pak mbulim nga kamerat e sigurisë”, tha gazetarja.

Altin Ndoci u arrestua në maj të vitit 2020, i akuzuar nga policia si pjesëmarrës në vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj, si dhe të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë në Durrës.

Më 2 prill 2024, Gjykata e Posaçme ka pushuar të gjitha akuzat ndaj Altin Ndocit, përfshirë dyshimet për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, duke e shpallur atë të pafajshëm.

Dëshmitë e të arrestuarit Klevis Alla e përfshinin Altin Ndocin në këto katër vrasje, por Gjykata e Posaçme nuk u bind nga këto dëshmi, çka bëri që Altin Ndoci të shpallej i pafajshëm. Nga ana tjetër, për vrasjen e dy vëllezërve Haxhiaj, Gjykata e Posaçme dënoi Klevis Allën me 25 vite burg.

Megjithëse Altin Ndoci fitoi pafajësinë në vitin 2024, ai nuk mundi të dilte nga burgu, pasi SPAK ka ngritur akuza të tjera kundër tij, bazuar në dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit, i cili e përmend atë si të përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026