Berisha: Qytetarët presin nga ne, protesta më 24 janar më e fuqishmja që ka parë Tirana

15 Janar 2026 | 14:21

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mblodhi të enjten grupin parlamentar ku bëri thirrje për nisjen e betejës pa kthim për largimin sa më parë të Edi Ramës nga pushteti.

Sipas Berishës, shqiptarët dhe gjithë bota presin nga PD që ta nxjerrë vendin nga kjo krizë e paprecedentë, ndërsa theksoi se opozita nuk do t’i zhgënjejë duke nisur nga protesta e 24 janarit, që siç tha do të jetë më e madhja ndonjëherë.

“Do ngremë në këmbë çdo shqiptar deri në largimin e tij, çdo ditë që kalon është ditë që nuk ka legjitimitet për të, një njëri që shndërron zgjedhjet në farsë, që vjedh qytetarët, që shkel ligjin, duhet me çdo kusht të bëhet përgjegjës para ligjit. Të shkojë kur të dojë, vrimë miu nuk do gjejë në rast se vazhdon të bllokojë Kushtetutën dhe ligjin, është apel për dinjitetin e çdo shqiptari. Asnjë kryeministër nuk ka guxuar të veprojë në këtë mënyrë. PD nuk vjen në pushtet me zor kurrë por do hapë rrugën për zgjedhje të ndershme. Qytetarët presin nga opozita dhe ne nuk do i zhgënjejmë. Kemi caktuar një datë proteste të fuqishme, më të fuqishmen që ka parë ndonjëherë Tirana, por jemi të betuar deri në largimin e këtij pushteti”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

E ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, deputetja Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si Neomalësorja, foli në lidhje me mesazhin e saj në rrjetet sociale...
21:28 | 09/07/2026

Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për mediat turke, foli për rezultatet e Samitit të NATO-s, marrëdhëniet Shqipëri–Turqi, zhvillimet në Ballkan, bashkëpunimin në...
17:50 | 09/07/2026