VIDEO/ Makina “fluturon” nga Ura e Dajlanit, vdes 18-vjeçarja, plagoset shoferi dhe dy këmbësorë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Durrës, te Ura e Dajlanit. Një automjet tip BMW X5 ka dalë nga rruga duke rënë nga ura dhe ka përfunduar rreth 30 metra poshtë saj.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 18-vjeçaraja V. G. e cila ishte pasagjere në mjet ndërsa të plagosur kanë mbetur drejtuesi i BMW, 26 vjeçari A,Xh si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç të cilët janë në spital në kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve,” – njofton policia.
Nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes thuhet se është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e dy të rinjve që ndodheshin brenda automjetit.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.




“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin