Rama: Jemi larg kritereve të BE për sigurinë ushqimore, nuk do falim më askënd
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e grupit të PS e vuri theksin tek siguria ushqimore duke thënë se pavarësisht punës së bërë, ende nuk janë arritur standardet e BE.
Rama u shpreh se do të kërkojë një fazë të ndërmjetme, 5 vite pas anëtarësimit në BE, për të plotësuar kriteret për këtë sektor, ndërsa theksoi se nuk do të falet asnjë shkelje në këtë aspekt
“Jemi duke negociuar periudhat e ndërmjetme, pas momentit të anëtarësimit, që t’i japim mundësi vendit të jetë i gatshëm të përmbushë kriteret për të qenë bashkë me familjen europiane. Kjo nuk bëhet ekskluzivisht për ne, është pjesë e mekanizmit të anëtarësimit, e kanë bërë vende përpara nesh. Kroacia ka negociuar dhe ka arritur të marrë 10 vjet fazë të ndërmjetme për përmbushjen e kritereve në aspektin mjedisor. Beteja kryesore është për sektorin e prodhimit ushqimor, për prodhuesit në fshat, për sipërmarrjen. Në kushtet e sotme, ne jemi të paintegrueshëm në BE për shkak të nivelit të pamjaftueshëm të sigurisë ushqimore. Po përpiqemi të fitojmë një fazë të ndërmjetme, 5 vjet pas anëtarësimit, përgatitjet duhet të fillojnë tani. Rrugët e Shqipërisë ishin dhe tregje ushqimore, edhe thertore. Duke u kthyer pas në vitin 2013, gjëja e gjallë therej në rrugë. Shumë përparim është bërë, por jemi ende larg. Duhet të dimë çfarë do thotë kjo. Në momentin e anëtarësimit dhe kur përfundon periudha e ndërmjetme, asnjë ushqim i prodhuar në Shqipëri, nuk mund të shitet përveçse në Shqipëri. Edhe në Shqipëri, ushqimet mund të bllokohen sepse nuk përmbushin kriteret e sigurisë. Duhet super punë, por edhe super vendosmëri, për të mos falur asgjë dhe askënd në emër të nevojës që të vazhdojë të punojë. Puna për t’u bërë është shumë e madhe”, theksoi Rama.
Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit