Gjiknuri: Reforma Zgjedhore vijon edhe pa PD-në, procesi i ngrirë për shkak të situatës politike
Kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, deklaroi se puna e komisionit po vijon pavarësisht bojkotimit nga Partia Demokratike, ndërsa procesi aktualisht mbetet i ngrirë për shkak të zhvillimeve politike të fundit.
Gjiknuri tha se procesi i dialogut me opozitën është në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare, ndërsa ekspertët kanë nisur punën për draftin teknik të reformës.
“Komisioni u formua në 8 tetor të vitit të shkuar pas një procesi dialogu me opozitën duke dakordësuar parimet. Sot që flasim jemi përpara faktit që komisioni ka bërë dy mbledhje, kemi përcaktuar një prioritet pune që përputhet me rekomandimet e ODHIR dhe me prioritetet e integrimit. Filloi një proces i mirë, patëm dakordësi me palën tjetër, u përfshirë dhe faktorët ndërkombëtarë. Sot kemi dhe një draft teknik, por që procesi është ngrirë për shkak të situatës politike pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Mbetet për t’u parë sesi do të ecë më tutje. Kjo është një vendimmarrje politike sesa e rëndësishme është që të ecim përpara dhe pa mbështetjen e palës tjetër. Komisioni ka të gjitha kapacitetet, ekspertët kanë nisur punën, drafti është bërë. Përsa i përket kodit, kemi më shumë kohë për ta përfunduar, synimi është që deri në qershor-korrik ta përfundojmë. Qëllimet dhe objektivat i kemi të qarta. Procesi kërkon dhe mbështetjen e palës tjetër dhe kërkon kujdes nga ana politike”, tha Gjiknuri.
Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta
Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik
Samiti i NATO-s, Rama takim me Erdogan në Ankara: Mik i çmuar
- 21:59 “Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 21:45 Publikohen formacionet e ndeshjes Franca – Maroku, ka mungesa
- 21:37 Video e punonjësve të saj në Sarandë, reagon AMP: Janë pezulluar përkohësisht dhe ka nisur procedimi disiplinor
- 21:28 Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta
- 21:25 Kievi dhe Ukraina do të prodhojë Patriot me licencë amerikane, Zelensky njofton marrëveshjen
- 21:17 Sulme në Iran, 3 shpërthime pranë portit strategjik në Konarak