U prit nga kryeministrja japoneze me tortë dhe dhurata, Meloni ndan foton e veçantë pas takimit

17 Janar 2026 | 11:32

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe homologia e saj japonez Sanae Takaichi zhvilluan një takim miqësor në Tokio, një ditë pas ditëlindjes së saj të 49-të.

Takaichi zhvilloi një pritje miqësore ku nuk munguan as torta dhe atmosferë festive për ditëlindjen e Melonit. Të dy kryeministret bënë një selfie së bashku, të cilën udhëheqësja italiane më vonë e postoi në një version anime.

“Dy kombe të largëta, por gjithnjë e më afër. Miqësi dhe harmoni”, shkroi Meloni bashkëngjitur me foton.

Kryeministrja japoneze këndoi “Gëzuar ditëlindjen” në italisht dhe i ofroi Melonit një tortë me qirinj, ndërsa i dha edhe një palë vathë, duke e përshkruar atë si “elegante”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s

Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s, tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni pas bisedës me kolegët e saj francezë, gjermanë, britanikë dhe...
22:38 | 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026