EMRI/ Vritet me thikë i burgosuri shqiptar në burgun grek
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Një i burgosur shqiptar ka humbur jetën këtë të hënë brenda burgut të sigurisë së lartë në Koridhallos, në Greqi. Shqiptari i identifikuar si Jani Aliaj mësohet se ka ndërruar jetë pas plagëve të marra me thikë nga një i burgosur tjetër.
Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në krahun e tretë të burgut, në rrethana që ende nuk janë të qarta. Viktima, ka ndërruar jetë pas plagëve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë e i improvizuar, i përdorur gjatë sulmit nga një tjetër i burgosur me kombësi greke.
Jani Aliaj, rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje, ngjarje kjo e ndodhur më 1 Maj të vitit 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se viktima dhe autori ishin të dënuar për krime të rënda, përfshirë vrasje, duke e bërë këtë ngjarje një përplasje mes dy kriminelëve me rrezikshmëri të lartë. Deri tani nuk dihet nëse shkak i incidentit ishte një konflikt i mëparshëm, hakmarrje apo edhe kushtet e vështira të paraburgimit.
Sipas mediave greke, autori i vrasjes ishte dënuar më parë për vrasjen e një shtetasi shqiptar në rrugë, në zonën e Agios Panteleimonas verën e kaluar. Dyshohet se ai është personi që vrau 47-vjeçarin shqiptar Artur Bashimi.
27-vjeçari, i cili njihet si përdorues i drogës, kishte deklaruar pas arrestimit se kishte marrë përsipër të ekzekutonte shqiptarin për një shumë prej 15 mijë euro. Sot, ai dyshohet se i mori jetën një tjetër shtetasi shqiptar.
Kaseta e “21 janarit” dërgohet për ekspertizë në SHBA
Ndërron jetë Rexhep Meta, babai i Ilir Metës
Rama: Për herë të parë mendova t’ju përulem dhe të iki në katund, ju kanë manipuluar
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)