Rama: Për herë të parë mendova t’ju përulem dhe të iki në katund, ju kanë manipuluar
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me situatën e krijuar në Zvërnec, duke e cilësuar revoltën si rezultat të manipulimit të opinionit publik dhe pjesë të një kurthi politik.
Në një mesazh të gjatë publik, kreu i qeverisë tha se zhvillimet e fundit e kanë prekur personalisht dhe emocionalisht, duke zbuluar se për herë të parë kishte menduar edhe të largohej nga detyra.
“Po si mund të jem unë kundër jush dhe kundër vetes? Dhe si mund të jenë gazetat greke aleatët tuaj? Ka diçka këtu që nuk shkon, apo i vetmi tradhtar që gjetët është kryeministri juaj? Për herë të parë mendova edhe t’ju përulem thellë për nderin e madh që më keni bërë dhe për t’u ikur në katund, për t’ju lënë në duart që do të zgjidhnit vetë për të mbrojtur Shqipërinë nga të huajt. Por kam vendosur të rri, t’ju udhëheq drejt asaj Shqipërie që e dua po aq sa ju”, u shpreh Rama.
Rama pranoi se gjatë ushtrimit të detyrës mund të ketë bërë gabime, por theksoi se nuk ka tradhtuar besimin e qytetarëve.
“Kur kam hyrë në atë zyrë, nuk kam premtuar që nuk do të bëj gabime, por kam premtuar që nuk do t’ju tradhtoj kurrë”, tha kryeministri.
Sipas tij, reagimet dhe kundërshtimet e krijuara rreth çështjes së Zvërnecit janë ushqyer nga manipulime që kanë shfrytëzuar ndjenjat patriotike të qytetarëve.
Trump heq dorë nga taksat 20% për transportin detar: Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjithë, përveç Iranit
Zjarr masiv në një kantier ndërtimi në Bruksel! Dyshohet disa viktima, vijojnë kërkimet për të zhdukurit
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima
- 19:19 Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 19:18 Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 19:14 Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë
- 19:11 Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën
- 19:01 “Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin