Aksioni i SPAK për “Call Center”-in në Tiranë, GJKKO cakton arrest me burg për 6 persona

19 Janar 2026 | 17:42

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 persona të përfshirë në një aksion të gjerë kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare në Tiranë.

Mësohet se për dy persona, GJKKO ka vendosur masën e “arrestit me burg” me afat të caktuar 20-ditor.

Më konkretisht, caktohet masa arrest me burg për:

Remir Gjoligaj

Endri Gjata

David Qerimi

Elis Merkaj

Hysen Xhepexhiu

Klaudio Kaçupi

Arrest me burg me afat 20 ditë për: Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi

Operacioni u organizua nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjatë fundjavës, duke goditur një grup kriminal që mashtronte qytetarë italianë dhe europianë përmes call center-ave, duke u paraqitur si kompani për investime në kriptomonedha.

Sipas SPAK, Qendra e Thirrjeve monitorohej jo vetëm nga sistemi i sigurisë, por edhe nga persona civilë të angazhuar për vëzhgim, të cilët dyshuan për veprimtari të dyshimtë.

Pas njoftimit të mundësisë së ndërhyrjes nga autoritetet, në orët e para të mëngjesit të 16 janarit, u ndërmor largimi i pajisjeve dhe boshatisja e ambienteve përpara aksionit.

Në kuadër të veprimeve hetimore janë ushtruar kontrolle në 28 ambiente, ku janë sekuestruar qindra pajisje kompjuterike, dokumente, sisteme monitorimi, servera, automjete luksoze dhe të tjera të përdorura nga autorët e dyshuar, përfshirë një Ferrari që dyshohet të përkiste organizatorëve të aktivitetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026