Vrau dy persona në ’97, dënohet me 23 vjet burg ish-polici

20 Janar 2026 | 16:23

Gjykata e Tiranës vendosi të dënojë me 23 vite burg Tomorr Çelën, i akuzuar për vrasjen e 2 personave në vitin 1997 pas një debati për përplasjen e makinave.

Çela, ish-polic u ekstradua nga SHBA në 2 qershor të vitit 2022. Ai u kap nga policia amerikane pas kërkesës së autoriteteve shqiptare dhe u soll në Shqipëri me qëllim kryerjen e dënimit.

Pasi erdhi në Shqipëri ai kërkoi rigjykim, proces që konfirmoi dënimin e dhënë më herët ndaj tij.

Ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje me makinë. Çela ka vrarë Elton Danin dhe Ledian Hoxhën, në 27 nëntor të vitit 1997 në rrugën “Bajram Curri” në Tiranë dhe më pas u zhduk, por më vonë u ndalua në SHBA.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026