Grupi parlamentar i PD-së shkresë zyrtare KLGJ dhe ILD: Largoni nga detyra Irena Gjokën
Grupi Parlamentar i PD-së i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë që të shkarkojnë nga detyra gjyqtaren Irena Gjoka pas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme këtë të martë lidhur me provën mbi dënimin e gjyqtares në Greqi.
Në kërkesën zyrtare të grupi parlamentar të PD theksohet se, gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, sepse “cenohet interesi publik, vetë sistemi i drejtësisë, besimi i qytetarëve tek institucionet e pavarur të drejtësisë dhe interesat financiare të shtetit shqiptar”.
“Deputetët e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, shprehin shqetësimin e thellë, për mosveprimin në kohë të KLGJ dhe ILD, që po sjell pasoja të rënda dhe të parikuperueshme në sistemin gjyqësor. “Bazuar në dispozitat kushtetuese dhe ligjore të sipërcituara, si dhe në konfirmimin e bërë zyrtarisht nga Prokurori i Përgjithshëm, mbi faktin se gjyqtarja e posaçme znj. Irena Gjoka rezulton e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, fakt të cilin ajo e ka mbajtur të fshehur dhe nuk e ka deklaruar në disa dokumente zyrtare, siç e kishte detyrim, e vendos atë jo vetëm përpara kryerjes së veprës penale të parashikuar në nenin 190 të Kodit Penal, por mbi të gjitha në pamundësinë kushtetuese dhe ligjore për të ushtruar funksionin kushtetues të gjyqtarit të Republikës. Përkatësisht, ajo ndodhet në kushtet kushtetuese dhe ligjore ku Këshill duhet të deklarojë me vendim mbarimin e statusit të magjistratit apo kur Inspektori i Lartë i Drejtësisë duhet të kërkojë shkarkimin nga detyra për “sjellje që diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit”. Ky konstatim duhet të kishte ndodhur, jo më vonë se 2 javë nga marrja e njoftimit për shkakun e pazgjedhshmërisë/papajtueshmërisë, por deri më tani Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, nuk kanë vepruar, edhe pse Prokurori i Përgjithshëm prej muajsh publikisht dhe në seancat dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë ka informuar se fakti i dënimit ishte konfirmuar nga autoritetet përkatëse greke”, – thuhet në letrën e firmosur nga Gazment Bardhi.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme