Prokuroria e Përgjithshme përfundoi hetimet, mbërrin në KLGJ shkresa për gjyqtaren Irena Gjoka

22 Janar 2026 | 08:08

Shkresa e Prokurorisë për gjyqtaren Irena Gjoka ka mbërritur pasditen e së mërkurës në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Shkresa do të shqyrtohet nga komisioni i zhvillimit të karrierës pranë KLGJ që më pas t’i përcillet mbledhjes së anëtarëve të KLGJ.

KLGJ sipas ligjit është institucioni që duhet të shprehet nëse nga rezultatet e verifikimit te thelluar, nga sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Irena Gjoka është apo jo në kushtet e ndalimit për të qenë gjyqtare e posaçme.

Prokuroria e Përgjithshme më herët bëri me dije se “bashkë me vendimin autentik, Prokuroria i ka përcjellë KLGJ-së edhe vendimin autentik të arkivimit të prokurorit grek lidhur me dënimin, për shkak të mos-ekzekutimit”.

Në të njëjtën kohë, SPAK po zhvillon hetime për këtë rast në një procedim penal pa emër. Irena Gjoka ka gjykuar dosje të rëndësishme që përfshijnë politikanë, zyrtarë të lartë dhe personazhe të krimit të organizuar, duke e bërë këtë proces një verifikim me interes të lartë publik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni

Një lajm i trishtë trondit komunitetin e sportit shqiptar. Akademiku Artan Pogoni, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një arresti kardiak gjate pushimeve në...
18:04 | 28/07/2026

Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para

Një aksident është regjistruar këtë të martë në lagjen 10 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”. Raportohet se një...
16:40 | 28/07/2026

Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar këtë të martë në edicionin informativ me Thimi Samarxhiun në Euronews Albania. Hoxha ka folur për rastin e...
16:38 | 28/07/2026