Moti i keq godet Greqinë, humbin jetën dy persona

22 Janar 2026 | 08:19

Moti i keq ka goditur Greqinë ndërsa situata më problematike regjistrohet në jug të Atikës. Kushtet e vështira të motit kanë rezultuar fatale për dy persona të cilët humbën jetën nga moti i keq. Një grua 56-vjeçare humbi jetën pasi u rrëmbye nga ujërat e rrëmbyeshme të shiut.

56-vjeçarja mësohet se po kthehej në shtëpi nga puna. Ajo u përpoq të kalonte rrugën kur mjeti i saj u rrëmbye nga uji. Viktima mbeti e bllokuar dhe zjarrfikësit nuk arritën ta gjenin gjallë.

Një roje bregdetar 53-vjeçare humbi jetën në krye të detyrës. Sipas Rojës Bregdetare, ai ishte në patrullim këmbësor në port kur një valë e fortë e rrëmbeu. Ai mori një dëmtim të rëndë në kokë që rezultoi fatal.

Pamjet e publikuara nga mediat vendase tregojnë rrugë të mbushura me gurë dhe të “pushtuara” nga rrjedha e ujit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s

Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s, tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni pas bisedës me kolegët e saj francezë, gjermanë, britanikë dhe...
22:38 | 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026