Berisha: Sazanin ia kam ofruar edhe Berlusconit, Nano e bëri për para, Rama për influencë politike

22 Janar 2026 | 11:05

Pas seancës plenare në Kuvend, Sali Berisha, foli në një deklaratë për mediat jashtë dyerve të Kuvendit.

Kreu i Partisë Demokratike u ndal te projekti i Sazanit, duke u shprehur se dhe në kohën kur ai ishte kryeministër, ia kishte ofruar ishullin ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconit.

“Sa i përket Zvërnecit, është një aferë private. Nuk di të jetë dhënë tokë publike aty. Sa i përket Sazanit, e kam deklaruar, ne i mbështesim investimet amerikane, por natyrisht ky e bëri këtë për influencë politike. E sigurt që dështoi, sepse po të mos dështonte, nuk do të merrte përsipër të bëhej gazi i dheut në një samit. Zvërneci është një investim privat, Sazanin ai e dha, por po të më çosh pak më tutje, do të flas për gjëra që s’kanë lidhje me këtë.

Sazanin edhe qeveria ime e ka ofruar. Nuk mund të jem ai që s’jam. E kemi ofruar. Në kohën kur ne kemi bërë vlerësimin, ai ishte një ishull pa prurje. E ofroi Fatos Nano para meje. E ofrova unë. Ia ofrova mikut të dashur të shqiptarëve, Silivio Berlusconit. Ai e pranoi dhe bëri projektin, por erdhi kriza e madhe financiare.

Sazanin e ka ofruar Fatos Nano. Sazanin e ka ofruar Sali Berisha dhe janë bërë projektet nga i ndjeri Sivliop Berlusconi. Sazanin e ofroi ky dhe ky gjeti Jared Kushner, i cili erdhi me një projekt. Nëse marrëveshja ishte të firmoste marrëveshjen para zgjedhjes së Presidentit Trump, ai e firmosi pas zgjedhjes.

PD ka një parim nga i cili s’ka lëvizur kurrë. Në çështjet e sigurisë ka votuar si SHBA dhe kjo është e faktuar. Ky votoi me një rezolutë me Jeminin për Palestinën  dhe kundër SHBA. Unë do të votoja SHBA. Nëse vjen problemi për të zgjedhur në çështjet e sigurisë, do zgjidhja Shtetet e Bashkuara. Nëse më pyesni për çështjet e sigurisë jam i palëkundur.

Po merr zgjedhje çështja për Groelandën, marrëveshja kuadër që është dakordësuar mes përfaqësuesve të NATO dhe Trump, është marrëveshje që jep zgjidhje”, tha ndër të tjera Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026