Goditen dy raste të shitjes së lëndëve narkotike në Tiranë, në pranga katër persona

22 Janar 2026 | 13:22

Policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme ka goditur dy raste të shitjes së lëndëve narkotike. Nga operacioni i koduar “Masive”, janë identifikuar shtatë persona dhe në pranga kanë rënë katër prej tyre.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit E. A., 37 vjeç, R. Gj., 29 vjeç dhe A. Th., 34 vjeç, ku shtetasit E. A. iu gjetën në automjet dhe në banesë, sasi të lëndëve narkotike Ekstazi, Kokainë dhe Cannabis Sativa, që posedoheshin me qëllim shitjen, ndërsa 2 të arrestuarit e tjerë, dyshohet se pavarësisht pasjes dijeni, nuk e kanë kallëzuar përfshirjen e 37-vjeçarit, në këtë veprimtari kriminale.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur shtetasin A. P., 33 vjeç, sepse në lokalin e tij,  u gjetën tavolina për lojën “Poker”, ndërsa në subjektin tjetër, bilardo, u kap 21-vjeçari me doza Cannabisi të gatshme për shitje me vete.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Në 24 orë, goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike (Ekstazi, Kokainë dhe Cannabis Sativa), si dhe zbulohen 2 subjekte ku shiteshin lëndë narkotike dhe luheshin lojëra fati.

Identifikohen 7 shtetas të përfshirë në këto veprimtari kriminale. Vihen në pranga 4 prej tyre.

Sekuestrohen sasi dhe doza lëndësh narkotike, si dhe tavolina për lojën “Poker”, celularë dhe automjet. 

Si rezultat i zbatimit të një sërë masash, në të gjithë territorin e kryeqytetit, që nëpërmjet punës operative dhe kontrolleve, synuan goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, struktura në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Masive”. Në kuadër të këtij operacioni:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, arrestuan shtetasit E. A., 37 vjeç, R. Gj., 29 vjeç dhe A. Th., 34 vjeç, sepse shtetasit E. A. iu gjetën në automjet dhe në banesë, sasi të lëndëve narkotike Ekstazi, Kokainë dhe Cannabis Sativa, që posedoheshin me qëllim shitjen, ndërsa 2 të arrestuarit e tjerë, dyshohet se pavarësisht pasjes dijeni, nuk e kanë kallëzuar përfshirjen e 37-vjeçarit, në këtë veprimtari kriminale;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin O. Xh., 21 vjeç, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. L. dhe E. B., si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. P., 33 vjeç, sepse në njërin subjekt (lokal) në pronësi të shtetasit të shpallur në kërkim, u gjetën tavolina për lojën “Poker”, ndërsa në subjektin tjetër (bilardo) në pronësi të tij, u kap 21-vjeçari me doza Cannabisi (të gatshme për shitje) me vete. 2 të proceduarit dyshohet se kanë patur dijeni për përshtatjen e ambientit të parë, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, dhe nuk kanë kallëzuar në polici. Punohet intensivisht për kapjen e shtetasit A. P.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026