Vodhën 15 mln euro me Call Center, Apeli prish vendimin e GJKKO! Çon çështjen për rigjykim
Gjykata e Posaçme e Apelit përmes një njoftimi ka bërë me dije se këtë te enjte ka marrë vendimin për prishjen e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të marrë më datë 17 qershor 2025.
Gjykata e Apelit duke rikthyer për gjykim me një tjetër trupë gjykuese në shkallën e parë. GJKKO ka dënuar Jusel Micin e Mendim Domin për një nga dosjet e call centerave ku ata arritën të vidhnin 15 mln euro.
Ata akuzohen për një sërë veprash ndër të cilat mashtrim kompjuterik, grupi i strukturuar kriminaldhe etj. Atyre u janë sekuestruar dhjetëra pasuri.
Njoftimi i plotë:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Iliriana Olldashi (anëtare) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më 22.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 2/66 akti, datë 21.10.2025 regjistrimi, mbi ankimet e të pandehurve J.M. dhe M.D., ndaj vendimit nr. 42, datë 17.06.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar si vijon:
“1. · Deklarimin fajtor të të pandehurit J.M. për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim. · Deklarimin fajtor të të pandehurit J.M. për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
· Deklarimin fajtor të të pandehurit J.M. për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim. · Deklarimin fajtor të të pandehurit J.M. për kryerjen e veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, e parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim.
· Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve të dhëna në një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim. · Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim. · Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri J.M. t’a vuajë dënimin në burgun e sigurisë së lartë. 2. · Deklarimin fajtor të të pandehurit M.D. për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
· Deklarimin fajtor të të pandehurit M.D. për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. · Deklarimin fajtor të të pandehurit M.D. për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim. · Deklarimin fajtor të të pandehurit M.D. për kryerjen e veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, e parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim.
· Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve të dhëna në një dënim të vetëm me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim. · Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim. · Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri M.D. t’a vuaj dënimin në burgun e sigurisë së lartë. 3. Në bazë të nenit 190/1, shkronja (a) të K.Pr.Penale, të nenit 36/1, shkronjat (a) dhe (ç) të K. Penal, vendoset konfiskimi i pasurive si më poshtë:
· Pasurisë nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe 62m², e llojit apartament, me adresë: rruga ****, pall. ****, k. ****, shk. ****, ap. ****, në emër të shtetasve E.D, M.D. dhe S.D; · Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe 83.00 m², e llojit apartament, me adresë: rruga ****, godina **** H. **** Ap. ****, në pronësi të J.F.M.; · Pasuri nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe 78.00 m², e llojit apartament, me adresë: rruga ****, godina **** H. ****, në pronësi të J.F.M. dhe A.K.M. · Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe 4100.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të M.Sh.D. dhe A.A.J; · Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe 3720.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të M.Sh.D.;
· Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe 4600.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të M.Sh.D.; · Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe 1300.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të M.Sh.D.; · Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe 2639.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të J.F.M.; · Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe 2733.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të J.F.M. dhe A. K. M;
· Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe 4000.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të J.F.M.; · Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe 3180.00.00 m², e llojit Are, me adresë: rruga ****, në pronësi të J.F.M. dhe subjektit ***.
· Llogaria personale plus në bankën UNION BANK, në emër të M.Sh.D., në degën ****, me numër ****, në shumën 195,763.24 euro. · Llogaria personale në bankën UNION BANK, në emër të M.Sh.D. në degën ****, me numër ****, e cila ka 417,454.64 lekë.
· Llogaria rrjedhëse në bankën UNION BANK, llogari biznes plus në emër të M.D. person fizik, në degën ****, me numër ****, në shumën 528,719.00 lekë. Duke kthyer pjesën takuese të pasurive te subjektit *** dhe shtetasit A. A. J. · Konfiskimin e të gjitha sendeve të sekuestruar me procesverbalet e kontrollit në subjektin ”***” shpk datë 13.12.2022 dhe me procesverbalin e sekuestrimit te provës materiale datë 03.05.2023.
· Sendet e tjera të sekuestruara mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor dhe mbeten në ruajtje për efekt të proçedimit penal të ndarë me nr.166/1 viti 2021. 4. Shpenzimet procedurale të parapaguar nga shteti në fazën e hetimeve paraprake, si dhe ato të gjykimit, t’i ngarkohen të pandehurve solidarisht konform neneve 393/1 dhe 485/3 të K.Pr.Penale. 5. Kundër vendimit lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: – Prishjen e vendimit nr. 42, datë 17.06.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe dërgimin e akteve një kolegji tjetër të së njëjtës gjykatë. – Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs, brenda 20 (njëzet) ditëve, në Gjykatën e Lartë, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit. U shpall në Tiranë, më datë 22.01.2026.
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush