Hakërimi i email-eve të SPAK, reagon drejtori i Hetimit Tatimor

23 Janar 2026 | 09:23

Drejtori i Hetimit Tatimor, Anton Martini këtë të premte ka bërë një reagim lidhur përmendjen e emrit të tij në rastin e hakërimit të sistemit elektronik të SPAK. Martini ka theksuar se këto pretendime janë të pavërteta.

Ai thekson se nuk ka patur dhe se nuk ka dijeni lidhur me këtë rast. Ndër të tjera, Martini shton se ka kontaktuar edhe më prokurorin e çështjes ku i ka shprehur shqetësimet e tij.

“Në lidhje me përmendjen dashakeqe të emrit tim në disa shkrime të publikuara sot, që më lidhin me çështjen e daljes së disa akteve nga email-i i Prokurorisë së Posaçme, sqaroj se nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë dijeni për këtë fakt, në asnjë rrethanë.

Për këtë arsye, kam kontaktuar edhe prokurorin e çështjes, të cilit i shpreha shqetësimin tim lidhur me këto shpifje të pabazuara.

Gjithashtu, si ish-koleg i tyre, shpreh mbështetjen time të plotë për punën dhe integritetin e Prokurorisë së Posaçme”, thuhet në reagimin e tij drejtorit të Hetimit Tatimor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni

Një lajm i trishtë trondit komunitetin e sportit shqiptar. Akademiku Artan Pogoni, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një arresti kardiak gjate pushimeve në...
18:04 | 28/07/2026

Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para

Një aksident është regjistruar këtë të martë në lagjen 10 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”. Raportohet se një...
16:40 | 28/07/2026

Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar këtë të martë në edicionin informativ me Thimi Samarxhiun në Euronews Albania. Hoxha ka folur për rastin e...
16:38 | 28/07/2026