Ministri i Drejtësisë kërkon hetim për gjyqtaren e Korçës Eglantina Mikani
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka dërguar një kërkesë zyrtare tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) për të nisur një hetim disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, Eglantina Mikani. Hetimi lidhet me shkelje të rënda procedurale në një çështje penale kundër shtetasit R.F, i akuzuar për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” në bashkëpunim.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, vendimi penal në këtë rast është shpallur më 14 dhjetor 2022, por vendimi i arsyetuar dhe dosja përkatëse u depozituan në sekretarinë gjyqësore vetëm më 7 mars 2024, duke tejkaluar afatin e parashikuar në Kodin e Procedurës Penale me 14 muaj e 24 ditë. Ministri Lamallari vlerëson se kjo vonesë ka pasur pasoja konkrete juridike, pasi vendimi ka marrë formë të prerë më 20 maj 2024, duke penguar të pandehurin nga përfitimi i amnistisë së parashikuar me ligjin nr. 33/2024.
Në shkresën drejtuar ILD-së, ministri argumenton se veprimet e gjyqtares bien ndesh me Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale, të cilat kërkojnë shpalljen dhe arsyetimin e vendimeve brenda afateve ligjore.
“Në zbatim të ligjit Nr.115/2016, ligjit 8678/2001, të ndryshuar, dhe ligjit Nr.96/2016, kërkohet fillimi i hetimit disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, Eglantina Mikani”, thuhet në shkresë.
Ky është rasti i dytë që nga marrja e detyrës që ministri Lamallari i kërkon ILD-së të hetojë një gjyqtar për shkelje procedurale. Më parë, në dhjetor 2025, ai kishte kërkuar hetim për gjyqtarin e Lezhës, Ilir Përdeda, për moszbardhje të vendimit të dhënë prej tij për një vit.
Ministria e Drejtësisë njofton se po ndjek me vëmendje edhe raste të tjera në gjyqësor dhe do t’i adresojë në institucionet përkatëse, duke theksuar rëndësinë e respektimit të afateve procedurale për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe garantimin e drejtësisë së barabartë për çdo qytetar.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut