Kisha Orthodhokse përkujton Kryepeshkopin Anastas me Konferencë Ndërkombëtare

23 Janar 2026 | 11:37

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka nisur aktivitetet përkujtimore me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit të lumur Anastas, një prej figurave më të rëndësishme të rindërtimit të Kishës Orthodhokse në vend. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, në Tiranë është hapur një Konferencë Ndërkombëtare që i kushtohet jetës, veprës dhe trashëgimisë së tij shpirtërore dhe akademike.

Konferenca me temë “Kryepiskopi Anastas, madhështia në të bërët dhe në të mësuarit” zhvillohet nga data 22 deri më 24 janar 2026, nën kujdesin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, dhe organizohet nga Departamenti i Teologjisë dhe Kulturës i Kolegjit Universitar “Logos”.

Punimet u hapën pasditen e së enjtes në auditorin qendror të Kolegjit “Logos”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komuniteteve fetare në Shqipëri, akademikëve dhe personaliteteve nga vendi dhe jashtë. Fjalë përshëndetëse mbajtën Rektori i Kolegjit “Logos”, Arqipeshkvi Katolik Arjan Dodaj, Kryegjyshi Botëror Bektashian Haxhi Dede Edmond Brahimaj, si dhe Kryetari i Vëllazërisë Ungjillore, Erjon Sylari.

Një mesazh i posaçëm u përcoll edhe nga Patriarku Ekumenik Bartholomeu, i cili theksoi se jeta dhe shërbesa e Kryepiskopit Anastas përfaqësojnë një sintezë të rrallë mes mësimit teologjik, veprimit baritor dhe dialogut ndërfetar, duke e cilësuar atë si një figurë kyçe të Kishës Orthodhokse në kohët moderne.

Gjatë ditës së parë u mbajtën referime dhe dëshmi mbi veprën e Kryepiskopit Anastas, mes tyre edhe fjala e Prof. Dr. Vasil Toles, i cili e cilësoi atë si rindërtuesin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë pas viteve ’90.

Fjalën kryesore e mbajti Kryepiskopi Joan, i cili vlerësoi kontributin teologjik dhe eklesiastik të paraardhësit të tij, duke theksuar se trashëgimia e Kryepiskopit Anastas mbetet një burim frymëzimi për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë.

Aktivitetet përkujtimore do të vijojnë të dielën, më 25 janar, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku do të zhvillohet Liturgjia Hyjnore, e ndjekur nga Shërbesa e Përshpirtjes në kujtim të Kryepiskopit Anastas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026