VIDEO/ “Tirona Fanatics” festojnë 20-vjetorin e themelimit në Parkun Olimpik
Tifo-grupi i njohur i Tiranës, “Tirona Fanatics”, festoi 20-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të mbushur me emocione dhe ngjyra në Parkun Olimpik. Në këtë event morën pjesë jo vetëm figurat e klubit ndër vite, por edhe personalitete nga politika, media dhe arti.
Ish-portieri i shquar Bujar Sharra përgëzoi tifo-grupin për organizimin dhe i bëri apel klubit të mbajë lidhjen me tifozët. Ekipi i Tiranës, me trajnerin Nuhiu në krye, ishte gjithashtu prezent në këtë ditë të veçantë.
Deputetja Jorida Tabaku ndau publikisht se dashuria për Tiranën është një pasion që ajo ka kultivuar edhe te fëmijët e saj. Festën e shijoi edhe ekipi i basketbollit të Tiranës, ku Red Vogli dhe Klein Strazimiri ndanë emocionet e tyre me tifozët.
Edhe pse Tirana ndodhet në një moment të vështirë në klasifikim, tifozët besojnë se ekipi do të kapërcejë sfidat dhe do të rikthehet fuqishëm.
Leo Ballhysa, lideri që shpëtoi Kukësin! Zbulohen klubet që e kërkojnë
Çoçlli: Final 4 “në fije të perit”, ndeshja Dinamo–Egnatia vendos fatin e titullit
Maksuti zbulon detajet e transferimit te Akhmat Grozny: Kam garanci minutash, Rusia hap i madh në karrierë
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës