Netanyahu në konferencë me Ramën: Shqipëria mbrojti Izraelin, kemi një mirëkuptim përtej interesave
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pritur sot në një takim zyrtar kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Gjatë deklaratës së tij publike, Netanyahu vlerësoi rolin e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në mbështetje të Izraelit.
Sipas Netanyahut, myslimanët shqiptarë mbrojtën qindra hebrenj. Ai e cilësoi këtë si një rol moral të rëndësishëm të Shqipërisë “gjatë orëve më të errëta të historisë”.
“Kjo është histori që bota duhet ta njohë, kjo është histori që frymëzon filma, njerëzit duhet të njohin rolin moral.
Kjo është ajo fryme që vazhdoni ta ushqeni gjatë orëve më të errëta të historisë. Ju qëndroni me kurajë kundër atyre që duan t’u sprapsin, qëndruat krah së vërtetës , krah Izraelit kur u sulmuam nga barbarët.
Busulla juaj morale nuk u lëkund dhe kjo është diçka që ne e vlerësojmë thellësisht dhe iu shënjon si udhëheqës të jashtëzakonshëm të popullit tuaj.
Mendoj për ato segmente njerëzimi që duan që e vërteta të mbrohet dhe të mbrohen vlerat morale që ndajmë bashkë. Ne po ndërtojme marrëdhënie të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Numri i turistëve izraelitë që ka shkuar në Shqipëri është rritur me 800, ndoshta 1000%, ndoshta do bëhen dhe më tepër. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm me njerëz të mrekullueshëm, shkoni atje.
Kemi kompani investues izraelitë të cilët dinë që ka një mundësi të madhe ekonomike në Shqipëri, ka gjëra që mund të zhvillohen bashkë më shqiptarët.
Kjo do çohet më tej me çeljen e dhomës së tregtisë në Jerusalem, mendoj nesër me praninë e kryeministrit Edi Rama dhe kjo është diçka që do çoje përpara lidhjet ekonomike.
Kemi një mirëkuptim që shkon përtej interesave, me ndjesën më të thellë të simpatisë njerëzore, njohim që ka një themel afërsie midis dy popujve tanë”, ka thënë kryeministri izraelit.
Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj