Sekuestrohen 9 ton kokainë në Portugali, kapja më e madhe në historinë e vendit

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
26 Janar 2026 | 18:55

Policia portugeze njoftoi se ka sekuestruar një sasi rekord prej gati nëntë tonësh kokainë nga një mjet gjysmë-nëndetës i kapur pranë arkipelagut të Azorëve, në Oqeanin Atlantik.

Sipas autoriteteve, kjo është kapja më e madhe e kokainës e realizuar ndonjëherë në Portugali. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënëse e policisë për agjencinë AFP.

Në një konferencë për shtyp, drejtori i Njësisë Kombëtare për Luftimin e Trafikimit të Drogës (UNCTE), Artur Vaz, deklaroi se janë rikuperuar pako me kokainë në një sasi totale të vlerësuar rreth nëntë ton. Ai theksoi se droga e transportuar mund të sillte “qindra miliona euro” për grupet e krimit të organizuar.

Operacioni u zhvillua rreth 230 milje detare, ose 426 kilometra, larg ishujve Azore, me mbështetjen e marinës dhe forcave ajrore portugeze, si dhe me ndihmën e autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kushte të vështira moti.

Sipas policisë, mjeti lundrues u fundos gjatë operacionit, ndërsa 35 nga rreth 300 pakot me drogë që transportonte humbën në det. Nëndetësja kishte origjinë nga Amerika Latine dhe në bord ndodheshin tre shtetas kolumbianë dhe një venezuelian.

Autoritetet portugeze kujtojnë se në tetor të vitit të kaluar u sekuestruan rreth gjashtë ton hashash në rajonin Seixal, ndërsa në mars të vitit 2025 Policia Judiciária konfiskoi edhe një nëndetëse tjetër të ndërtuar posaçërisht për trafik droge, e nisur nga Brazili.

Sipas të dhënave zyrtare, sekuestrimet e drogës, veçanërisht të kokainës, janë në rritje në brigjet portugeze. Vetëm gjatë vitit të kaluar u sekuestruan mbi 23 ton drogë, shifra më e lartë që nga viti 2006.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin që po zhvillohet në fshatin...
13:31 | 24/07/2026

Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht

Kryeministri Edi Rama deklaroi se fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhje, e cila i siguroi 83 mandate, përbën njëkohësisht një bekim dhe një përgjegjësi të...
13:11 | 24/07/2026

Aksident në Shëngjin, makina përplaset me murin rrethues të një banese dhe me 2 makina të parkuara (VIDEO)

Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në...
10:59 | 22/07/2026