Tregtarët e Vlorës në protestë para Bashkisë, tre ditë kohë për tu larguar nga tregu
Tregtarët e Tregut Industrial të Vlorës janë mbledhur në një protestë para Bashkisë së këtij qyteti pasditen e kësaj të hëne, pasi atyre u është dhënë afat tre ditë për t’u larguar nga ambientet aktuale. Mbyllja e tregut vjen për shkak të një investimi që Bashkia planifikon të realizojë në këtë zonë, ku, sipas njoftimit zyrtar, parashikohet ndërtimi i një tregu të ri.
Megjithatë, tregtarët shprehen të shqetësuar se projekti mund të mos realizohet, duke i lënë ata pa një hapësirë të përshtatshme për ushtrimin e aktivitetit të tyre. Si zgjidhje e përkohshme, atyre u është kërkuar të zhvendosen pranë zonës së Stacionit të Trenit, por sipas tregtarëve, kushtet atje janë edhe më të këqija dhe nuk plotësojnë standardet minimale të punës.
Në shenjë kundërshtimi, tregtarët kanë kërkuar sqarime dhe një zgjidhje konkrete. Kryetarja e Bashkisë u ka komunikuar se do të zhvillohet një takim me përfaqësuesit e tyre për të diskutuar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje.
Tregtarët paralajmërojnë se, në rast se nuk u jepet një alternativë e pranueshme, protestat do të vijojnë. Aktualisht, një grup përfaqësuesish ndodhen në takim me kryetaren e Bashkisë për të diskutuar problematikën.
Pas takimit 1 orësh me kryetaren e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, ata u shprehen se nuk ka ende asnjë dakordësi. Sipas tyre Bashkia e Vlorës nuk ka prona dhe për këtë arsye nuk kanë se ku të vendosen. Në vendet që u janë propozuar, ata thonë se nuk janë dakord dhe nuk preferojnë të vendosen, pasi i dëmton.
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
- 14:24 Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit