Menopauza e lidhur me ndryshime në tru të ngjashme me Alzheimerin
Menopauza është e lidhur me ndryshime në tru të ngjashme me ato që shihen te sëmundja e Alzheimerit, sipas një studimi të madh në Mbretërinë e Bashkuar.
Humbja e lëndës gri në zonat e përfshira në kujtesë dhe emocione mund të shpjegojë pjesërisht pse gratë në përgjithësi janë në rrezik më të madh për demencë sesa burrat, thonë studiuesit, shkruan BBC.
Gjetjet vijnë nga gati 125,000 gra, nga të cilat 11,000 iu nënshtruan skanimeve të trurit me rezonancë magnetike.
Në studimin e botuar në revistën Psychological Medicine, përdorimi i terapisë zëvendësuese të hormoneve (HRT) nuk duket se parandalon humbjen e lëndës gri.
Prof. Barbara Sahakian, autore kryesore nga Universiteti i Kembrixhit, tha: “Rajonet e trurit ku pamë këto ndryshime janë ato që kanë tendencë të preken nga sëmundja e Alzheimerit”.
“Menopauza mund t’i bëjë këto gra të prekshme më vonë. Edhe pse nuk është e gjithë historia, mund të ndihmojë në shpjegimin pse shohim pothuajse dy herë më shumë raste të demencës tek gratë sesa tek burrat”.
Ndryshimet në tru ndodhën në:
një zonë që luan një rol të madh në të nxënë dhe kujtesë – hipokampusi
një rajon thelbësor për formimin e kujtimeve dhe navigimin hapësinor – korteksi entorhinal
një pjesë që ndihmon me vëmendjen dhe rregullimin e emocioneve – korteksi cingulate anterior
Lënda e bardhë dhe lënda gri janë të dyja pjesë thelbësore të trurit dhe palcës kurrizore.
Lënda gri përbëhet nga trupat qelizorë neuronalë dhe dendritet e tyre – zgjatime të shkurtra që komunikojnë me neuronet aty pranë.
Lënda e bardhë përbëhet nga aksone të gjata neuronesh që transmetojnë impulse në rajone më të largëta të trurit dhe palcës kurrizore.
Sipas udhëzimeve për NHS-në, HRT mund të merret në konsideratë për simptomat e menopauzës, të tilla si problemet e gjumit dhe afshet e nxehta.
Ekziston një kuptim i kufizuar i efekteve të menopauzës dhe përdorimit të HRT-së në tru, kujtesë dhe humor, thonë studiuesit.
Studimi zbuloi se gratë që merrnin HRT kishin më shumë gjasa të vuanin nga shëndeti mendor i dobët. Por shumë prej tyre kishin shëndet mendor më të dobët përpara se t’u përshkruhej ilaçi.
Bashkë-hulumtuesja, Dr. Christelle Langley, tha se ishte e rëndësishme të njiheshin shumëllojshmëria e vështirësive që mund të vijnë me menopauzën.
“Të gjithë duhet të jemi më të ndjeshëm jo vetëm ndaj shëndetit fizik, por edhe mendor të grave gjatë menopauzës.
“Nuk duhet të ndihesh në siklet kur u tregon të tjerëve se çfarë po përjeton dhe kur kërkon ndihmë”.
Michelle Dyson nga Shoqata e Alzheimerit tha se gratë përbëjnë rreth dy të tretat e njerëzve që jetojnë me sëmundjen e Alzheimerit në Mbretërinë e Bashkuar.
“Dhe ndërsa ende nuk e kuptojmë plotësisht pse ata janë më të ndjeshëm se burrat, mendohet se hormonet mund të luajnë një rol”, tha ajo.
“Ky studim i gjerë shton provat që tregojnë se si menopauza ndikon në tru, duke përfshirë ndryshimet fizike siç është humbja e vëllimit të trurit”.
“Por pa ndjekjen afatgjatë të pjesëmarrësve, për të kontrolluar nëse ata më vonë zhvillojnë demencë, nuk mund të jemi të sigurt se këto ndryshime në tru të lidhura me menopauzën rrisin gjithashtu rrezikun e demencës”.
Ajo tha se ushtrimet e rregullta, mospirja e duhanit dhe kufizimi i konsumit të alkoolit mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të demencës.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme