Berisha nga Strasburgu: Po manipulojnë fëmijët për të dyshuar në identitetin e tyre

28 Janar 2026 | 11:13

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndarë një video nga fjala e mbajtur në Strasburg, ku i referohet identitetit gjinor dhe atë që sipas tij po ndodh me familjet shqiptare sot.

Berisha shprehet se e konsideron terapinë konvertuese, “si një nga agresionet më të shëmtuara ndaj qënieve njerëzore, identitetit njerëzor dhe familjes”.

Fjalimi i plotë i Berishës

Zoti President, unë kam disa mendime për këtë çështje. Unë e konsideroj këtë tendencë, konsideroj terapinë konvertuese, si një nga agresionet më të shëmtuara ndaj qenieve njerëzore, identitetit njerëzor dhe familjes.

Këtu nuk ka asgjë personale. Zoti President kjo është një ideologji post-marksiste, është agresion post-marksist që përdoret sot, nga ata që dikur predikonin shkatërrimin e pronës private, kurse tashmë ata kanë vënë në epiqendër të sulmeve të tyre, luftën kundër identitetit privat, identitetit njerëzor, identitetit gjinor.

Terapia konvertuese është çnjerëzore, është kundër natyrës dhe identitetit njerëzor.

Shqipëria sot është një model i shëmtuar në këtë drejtim, sepse Shqipëria , kërkoj ndjesë, por është një lloj kopshti apo republike e George Soros. Ajo që po ndodh sot në kopshtet tona, në arsimin fillor, në tekstet e tyre dhe materialet vizuale është manipulim, për t’i bërë fëmijët të dyshojnë nëse janë vajzë apo janë djalë? Të mos dëgjojnë familjen, por as mësuesit e përfshirë në këtë proces. Kjo është fatkeqësi.

Fatkeqësisht, kjo shoqërohet edhe me një ligj që hapi derën për vendosjen e një diktature të re ideologjike, për një censurë të re dhe që asgjësoi prezumimin e pafajësisë.

Zoti President, ne po jetojmë në një kohë kur axhenda jonë diktohet nga ekstremi i majtë, dhe dua të theksoj se qëndrimi im nuk ka absolutisht asgjë me kundërshtitë për orientimin seksual. Jo, asgjë. Unë jam respektues dhe do të respektoj gjithmonë zgjedhjet e gjithsecilit.

Por mbani mend, mos harroni kurrë: Kamala Harris, gjatë fushatës saj elektorale për presidente të SHBA, deklaronte se kushdo prej emigrantëve të paligjshëm që vjen në SHBA për të ndryshuar gjininë, unë do t’ia paguaj nga shteti ato. Kjo është një nxitje për njerëzit nga të gjitha vendet, të largohen prej vendeve tyre dhe të hyjnë në SHBA për të ndryshuar identitetin dhe gjininë e tyre.

Kjo është plotësisht ideologji e majtë ekstreme dhe jam i trishtuar që ata po arrijnë ta diktojnë axhendën e tyre, sepse janë shumë të fuqishëm në institucionet ndërkombëtare dhe në shoqërinë civile.

Por mendoj se, duhet ta refuzojmë këtë ide. Jo sepse nuk jemi për të drejtat e njeriut, ne jemi plotësisht dhe të përkushtuar ndaj tyre dhe ndaj respektimit, por sepse nuk duhet të manipulojmë fëmijët për qëllime ideologjike. Kjo është çnjerëzore.

Faleminderit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026