“Nuk e nisa unë sherrin”/ Arrest me burg për babain që plagosi vajzën në Durrës, zbardhet dëshmia në gjykatë
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 56-vjeçarin Mikel Ndoj, i cili dy ditë më parë plagosi me mjet prerës vajzën e tij 24-vjeçare, si edhe një koleg të saj që tentoi ta mbronte.
Gjatë seancës gjyqësore, Ndoj ka mohuar akuzat, duke deklaruar se është i pafajshëm dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm. “Jam i pafajshëm, kërkoj të lirohem menjëherë. Nuk mbaj mjete prerëse dhe sherrin nuk e kam nisur unë”, mësohet të ketë thënë ai para trupit gjykues.
Gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin e kryer nga policia dhe vendosi mbajtjen e tij në burg.
Sipas hetimeve, prindërit e 24-vjeçares ishin të ndarë prej rreth 6 vitesh, pas episodeve të dhunës në familje. Pas ndarjes, 56-vjeçari ishte larguar drejt Italisë, ku edhe kishte vuajtur dënim me burg. Pas rikthimit në Shqipëri, ai nuk ishte pranuar më nga familja.
Burime zyrtare bëjnë me dije se kjo situatë ka çuar në konfliktin e fundit, ku babai i është drejtuar vendit të punës së vajzës dhe e ka plagosur me thikë në rrugë. Hetimet për ngjarjen vijojnë.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5