VENDIMI/ Qeveria krijon Kadastrën Digjitale për menaxhimin e taksës mbi ndërtesën

28 Janar 2026 | 17:12

Me vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria ka vendosur krijimin e Kadastrës Digjitale, një Regjistri Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme, i cili synon modernizimin e administrimit të taksës mbi ndërtesën.

Sistemi do të menaxhohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, dhe do të përmbajë informacion të detajuar mbi ndërtesat, njësitë e tyre, pronarët, përdoruesit, zonat e vlerës dhe bazën e taksës për secilën njësi ndërtese.

Kadastra Digjitale do të regjistrojë gjithashtu detyrimet tatimore, pagesat, gjobat dhe rimbursimet, duke e bërë më transparente menaxhimin e taksave vendore. Sistemi do të ndërveprojë me regjistra të tjerë shtetërorë, përfshirë Kadastrën, Gjendjen Civile, Regjistrin Tregtar, sistemin elektronik të tatimeve dhe Regjistrin e Adresave.

Bashkitë do të kenë përgjegjësinë për administrimin e taksës mbi ndërtesën në këtë regjistër, duke filluar nga 10 shkurti 2026, ndërsa Drejtoria e Taksës së Pasurisë do të mbikëqyrë dhe monitorojë të dhënat, duke siguruar përditësimin dhe saktësinë e tyre.

Vendimi shfuqizon aktin e mëparshëm të vitit 2018 dhe ngarkon disa institucione shtetërore për zbatimin e tij, duke e bërë Kadastrën Digjitale një mjet kyç për modernizimin e administrimit fiskal dhe transparencës në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi, sektori më i varur nga kreditë, 43% e firmave kanë hua

Ndërtimi mbetet sektori më i ekspozuar ndaj huamarrjes në ekonominë shqiptare. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, 43%...
20:14 | 08/07/2026

Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë

Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Europa do të përballet me një periudhë rritjeje ekonomike të ngadaltë gjatë pjesës së mbetur të dekadës. Zona euro...
18:16 | 07/07/2026

Conad feston 20 vite suksesi dhe revolucioni në tregun shqiptar

Conad Albania ka festuar 20-vjetorin në një mbrëmje të veçantë në Pallatin e Brigadave, ku u celebruan 20 vite histori suksesi që revolucionarizuan tregun, por...
16:25 | 03/07/2026